Lajme
Kuvendi miraton ligjet e përfundimit të mbikëqyrjes
Për këto ligje votuan 63 deputetë, ndërsa asnjë deputet nuk votoi kundër dhe nuk abstenoi
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi të premten në një procedurë të përshpejtuar, pakon prej 21 ligjeve, të cilat lidhen direkt me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Për këto ligje votuan 63 deputetë, ndërsa asnjë deputet nuk votoi kundër dhe nuk u përmbajt.
“Ky është një moment historik, sepse Kosova po shënon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe po fiton të drejtën të qeveris veten”, tha kryetari i Komisionit “ad hock” për ndryshimet kushtetuese, Arsim Bajrami.
Ligjvënësit kosovarë, i miratuan një nga një, amendamentet e këtyre ligjeve, ndërsa pothuajse për secilin amendament, u zhvillua debat ndërmjet anëtareve të Komisionit, por edhe ligjvënëse të tjerë. Ndërsa debati më i “zjarrtë” u zhvillua për amendamentet që lidhen me liritë fetare.
Për këtë çështje ligjvënësit kërkuan që autoritetet fetare, me theks të veçantë ato të Kishës Ortodokse, të mos kenë fuqinë ekzekutive për objektet fetare. U tha se për nevoja të veçanta, me kërkesë të gjykatës, autoritete kosovare të kenë të drejt të hyjnë në prona kishtare, për intervenim emergjent.
Më 10 shtator, Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, që përbëhet nga shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, SHBA dhe Turqia, do t’i japin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Në Prishtinë, ndërkaq nën patronatin e qeverisë së Kosovës do të ketë manifestime të ndryshme.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













