Lajme
Armët e Skënderbeut, në Tiranë për 100-vjetor
Kryeministri Sali Berisha tha se ka një marrëveshje me autoritete e Austrisë, që për 100 vjetorin e pavarësisë, t’i sjellë në Tiranë armët e Skënderbeut. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë do t’i sjellë për ekspozitë të veçantë, armët e heroit […]
Kryeministri Sali Berisha tha se ka një marrëveshje me autoritete e Austrisë, që për 100 vjetorin e pavarësisë, t’i sjellë në Tiranë armët e Skënderbeut.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë do t’i sjellë për ekspozitë të veçantë, armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Për këtë ai tha se ka rënë dakord me autoritete austriake.
Kryeministri Berisha tha se kjo do të jetë diçka e veçantë për vitin jubilar të pavarësisë së Shqipërisë.
“Kemi dy projektvendime për kthimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Kombëtar me rastin e 100-vjetorit për një kohë të caktuar në mënyrë që qytetarët të mund t’i vizitojnë t’i shohin nga afër armët e princit tyre të përjetshëm”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Berisha.
Skënderbeu, lindi në vitin 1405 në Mat dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Krujë. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Ai arriti që për 25 vjet ta mbroj Shqipërinë nga perandoria e atëhershme Osmane, ndërsa pas vdekjes armët e tij u morën në Itali nga djali Gjoni dhe gruaja Donika.
Nga të gjitha ato që na kanë mbetur prej Skënderbeut janë vetëm katër objekte: dy shpata, një helmetë veneciane dhe një libër lutjesh. Pas pasi kishin kaluar në duart e shumë fisnikëve që nga shekulli i 15-të, arme e Skënderbeut helmeta dhe shpatat, janë të shfaqura në Koleksionin e Armëve dhe Armaturave në Neue Burg në Vjenë dhe që nga viti 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vienë.
Ndërkaq libri i lutjeve është i arkivuar në Shtëpinë Publikuese “Shelley” në Çelsi të Londrës. Helmeta e Skënderbeut, siç përshkruhet nga studiuesit, është e përbërë nga metal i bardhë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *.
Ndërsa njëra shpatë që gjendet në Vjenë, ka dy cepa dhe është e larë në ar. Është 85.5 centimetra e gjatë, 5.7 cm e gjerë dhe peshon 1.3 kilogramë. Milli ishte prej lëkure. Deri në shekullin XX-të, thuhet se shpata kishte akoma njolla gjaku.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik









