Lajme
Vetëvendosje “shet” shtëpinë e kryeministrit
Nëpërmjet një aksionin simbolik Vetëvendosje “shet ” shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi me vlerë simbolike 26.300 euro
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar të martën me një aksion tjetër kundër privatizimit të ndërmarrje publikë, PTK-së, Trepçës dhe KEK-ut. Ata nëpërmjet një aksionin simbolik me moton “Shitet prona, 26.300 euro”, duke pretenduar shitjen e pronës së kryeministrit Hashim Thaçi. Me këtë rast, ata akuzojnë Thaçin se po e shet lirë tokën e Kosovës.
“Duke qenë pronë e publikut, pronë e të gjithë neve, atyre që kanë qenë para nesh dhe atyre që do të vijnë pas nesh, vendimin për privatizimin e kompanive publike do të duhet ta merrnin vetëm qytetarët e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri nuk ka legjitimitet politik për t’i privatizuar këto kompani…”, ka thënë Aktivistja Etleva Malushaj.
Sipas saj, prona publike është diçka që nuk bëhet private, ndërkaq kompanitë publike do të duhej të ishin kompani të paprivatizueshme. “Ato duhet të jenë interes kombëtar, strategjik e interes ekonomik dhe si të tilla duhet të mbesin publike” tha ajo, duke akuzuar Qeverinë se po i shet “falë” pasuritë kombëtare.
“Ne i themi kryeministrit dhe ministrave që obligimet e tyre t’i kryejnë duke e shitur pronën e tyre private e mos ta privatizojnë pronën tonë të përbashkët e të mirën tonë të përgjithshme, për shkak se e mira jonë e përgjithshme, hapësira jonë publike dhe kompanitë tona publike nuk duhet të jenë pre e një qeverie e cila as legjitimitetin më të vogël politik nuk e ka për të qenë aty”, konsideron Malushaj.
Ndryshe, disa ditë rresht përmes aksioneve të ndryshme, Vetëvendosje ka kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve publike. Ata një ditë më pari i kanë dërguar qindra SMS dhe e-mailave kryeministrin Thaçi dhe tre ministra të tij, Besim Beqaj, Mimiza Kusari-Lila dhe Bedri Hamza, duke iu rekomanduar që të mos e privatizojnë KEK-un, PTK-në dhe Trepçën.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












