Lajme
Thatësira të mëdha në Ballkan, dëmtohen prodhimet bujqësore
Koha e thatë në Evropën Lindore e Jugore ka dëmtuar të mbjellat bujqësore, duke vënë nën presion tregun ndërkombëtar të drithrave
Njëra nga vendet e Ballkanit që ka pësuar më së shumti është Serbia. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, rendimentet bujqësore nga korrjet kanë arritur vetëm gjysmën e prodhimit krahasuar me vitin e kaluar, raporton AP.
Edhe në Bosnjë dëmi llogaritet të shkojë deri në 1 miliard dollarë, një shumë e madhe kjo për një vend që 20 për qind e popullsisë punon në bujqësi dhe 10 për qind e të ardhurave kombëtare vijnë nga ky sektor. Temperaturat në Bosnjë këtë verë kanë shkuar deri në 47 gradë Celsius.
Kostoja e dëmit te fqinjët e Serbisë, ku vitin e shkuar agrikultura përbënte 12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP), është rreth 2 miliardë dollarë dhe në Kroaci më shumë se 250 milionë dollarë, raporton DW.
Rajoni nuk është prekur për herë të parë nga thatësira dhe fermerët në përgjithësi janë të përgatitur. Por fermerët në Bosnjë thonë se gjërat nuk kanë qenë kaq keq që nga koha e luftës në vitet 1992-95 dhe kërcënojnë se do të bllokojnë rrugët kryesore dhe pikat e kalimit kufitar për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për të kompensuar dëmet.
E ardhmja duket e zymtë. Qeveritë në rajon janë duke u përballur me recesion dhe nuk kanë para për të investuar për një bujqësi moderne. Hartimi i strategjive është peng i një sistemi kompleks pushtetesh të ndara menjëherë pas luftës bazuar në kuota etnike. Një gjë e tillë ka ngadalësuar reformat dhe ligjet e nevojshme për vendin që do ta afronin më shumë me Evropën.
Ky ngërç institucional rrezikon që qumështi dhe mishi boshnjak të mos eksportohen në tregun kryesor në Kroaci, kur kjo e fundit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian vitin tjetër. Banka Botërore, e cila në muajin maj aprovoi një kredi prej 40 milionë dollarësh për përmirësimin e sistemit të ujitjes, ka deklaruar se Kroacia ka një potencial të madh agrikulturor, por ka mungesë të theksuar infrastrukturore dhe strategjie.
Mate Brlosic, drejtor i Dhomës së Agrikulturës Kroate, thotë se misri në Kroaci këtë vit do të jetë “i rrallë si ari”. ”Rimëkëmbja do të zgjasë disa vjet për vreshtat dhe pemët frutore, por gjithashtu edhe te fermat impakti negativ do të zgjasë për disa vjet”, thotë Brlosic.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











