Ekonomi
Vendi që nuk përdor para të gatshme
Norvegjia është vendi i parë në botë që nuk përdor paratë e gatshme, edhe pse ishte supozuar se është Suedia. Ky informacion ishte njoftuar nga John Nicholsen, një nga vendimmarrësit më të vjetër në këtë vend të pasur europian.
“Niveli i përdorimit të parave të gatshme në transaksione është aq i ulët që ne mendojmë se jemi vendi që ka ndaluar përdorimin e parave të gatshme (cache)”, shpjegoi Nichols, duke argumentuar se përdoren më pak se 3% të parave dhe pagesat që mbulojnë vetëm 10% të të gjitha transaksioneve në Norvegji, shkruan albinfo.ch.
Në këtë vend, edhe kafeja paguhet me kartë, pra në mënyrë elektronike.
“Nuk ka të bëjë fare me standardet e Bankës Qendrore, por kjo është një reflektim i dëshirave të secilit që përdor para çdo ditë, dhe kjo është për konsumatorët”, tha ekonomisti.
Sipas tij, askush nuk ka ndërmend të “likuidojë” paratë e gatshme, por gradualisht janë jashtë përdorimit dhe mund të mos jenë aspak për shkak të rritjes së numrit të transaksioneve alternative.
Gjegjësisht, vendet fqinje, Suedia dhe Finlanda, janë gjithnjë duke ikur nga paratë e gatshme (cache), dhe Nichols ka frikë për zhdukjen e plotë jo vetëm në këtë vend, por në botë në 10 vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












