Lajme
Arratisje spektakulare e Faton Hajrizit
Derisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, Hajrizi ishte ngjitur nëpër ullukun e ujit dhe mbi disa tela me gjemba, kishte kërcyer nga një lartësi e madhe jashtë burgut
Njëri nga të burgosurit më “simpatik”, Faton Hajrizi nga Skenderaj ka arritur edhe një herë të ikë nga burgu i sigurisë së lartë. Pavarësisht që ai është zënë pas një periudhe jo të gjatë nga Policia e Kosovës, ai ka shënuar rekord, jo veç në Kosovë por edhe në Evropë për ikje nga burgjet. I dënuari me 25 vite burg për vepra të ndryshme kriminale, Hajrizi ka arritur të arratise të hënën nga Burgu i Prizrenit. Siç raporton Telegrafi, derisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, Hajrizi ka arritur që të ngjitet murit të oborrit duke u kapur për një ulluk të ujit, dhe përmes telave gjemborë, disa rrathësh, kishte kërcyer nga një lartë shumë e madhe jashtë burgut. Roja, ndërkaq e kishte hetuar dhe i kishte rekomanduar që të ndalet, mirëpo Faton Hajrizi nuk e kishte përfillur rekomandimin. “Me një krisma nga pistoleta ‘Glock’ 19 gardianit kanë alarmuar situatën, kurse shumë shpejtë policë janë vënë në ndjekje të arratisurit”, njofton Policia. Drejtori i Burgut, Miftar Zyba e ka njoftuar TG, se policia e rajonit të Prizrenit me urgjencë dhe të dy kanë dalë në vendin e ngjarjes për të organizuar “Unazën e Çeliktë”, ndërsa, pas një hetimi e kishin identifikuar vendndodhjen e Hajrizit në podrumin e një qebaptoreje. Hajrizi, ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe është dërguar në një “vend më të sigurt”. I lindur më 1985, Faton Hajrzi identifikohet me personazhin e filmit “Alkatraz”. Ai në moshën e mitur ia kishte rrëmbyer pushkën dhe me pas e kishte qëlluar një ushtarë rus të KFOR-ti, duke ia shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai kishte arritur të ikë nga kampi i ushtarëve amerikan “Bondstell”, po ashtu edhe nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.
Ai kishte ikë edhe nga disa burgje të tjera, ndërsa ajo më spektakolare konsiderohet ikja nga Burgu i Dubravës, më 18. korrik 20.07, bashkë me kolegët tjerë të burgut, Bujar Basha, Lirim Jakupi, Xhavit Jashari, Ramadan Shyti, Amir Sopa dhe Astrit Shabani.
Hajrizi së fundi është dënuar edhe për grabitjen e armatosur në Drenas, ku ishin plagosur 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një qytetar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









