Lajme
WWF: Shtrati i lumit Neretva po degradohet
Mbrojtja e ambientit në vendet e Ballkanit, por edhe në Kosovë është prioritare, konsideron Fondi Botëror për Natyrës
Fondi Botëror për Natyrën (WWF) ka shprehur shqetësime për rreziqet të pakthyeshme në shtratin e lumit Neretva, nëse realizohen projektet e ndërtimit të tri hidrocentraleve, ndërmjet Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, thuhet në një raport botuar në portali “bhinfo.fr”. Të martën e kaluar, në një konferencë për shtyp, Zoran Mateljak, koordinator i WWF për Bosnjë dhe Hercegovinën, ka theksuar se projekti në fjalë mund të provokojë rritjen e kripshmërisë së tokës, gjë që do të mundte të ketë impakt katastrofal mbi hidrologjinë, biodiversitetitn dhe ekologjinë të kësaj zone. Siç ka thënë Meteljak, kjo hapësirë përfshinë një sipërfaqe prej 12 mijë hektarësh tokë, nga cila jetojnë rreth 20 mijë persona nga bujqësia. “Përveç kësaj, në Bosnjë dhe Hercegovinë, dy parqe natyrore nën rrafshinën e Neretvës (Blidinje dhe Hutovo Blato) do të prekeshin drejtpërdrejt nga zhdukja e tij”, thuhet në reagimin e WWF-së. Kjo organizatë ka apeluar pranë qeverive kroate dhe asaj të Bosnjë dhe Hercegovinës që të heqin dorë nga implementimi i këtij projekti, derisa të bëhet një studim i detajuar për ambientin në këtë zonë. Ndryshe, WWF është njëra nga tre organizatat e para të pavarura të mbrojtjes së ambientit në botë. Me një rrjet aktiv prej 100 vendeve dhe me një anëtarësi 5 milionëshe, WWF vepron për të parandaluar degradimin e ambientit natyror të planetit dhe të ndërtojë një ardhmëri ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën. Prandaj nevoja për aksione të tilla të shoqërisë civile, por edhe të organizatave joqeveritare botërore shtrohen veçanërisht edhe në Kosovë si dhe në hapësirat tjera shqiptare në Ballkan, ku natyra është e martirizuar dhe ambienti i ndotur e hendikepon potenciale turistik të tyre. Përkundër klisheve që ekzistojnë në Ballkan, por edhe gjetiu mbi ekologjinë, në vendet perëndimore, mbrojtja e ambientit dhe promovimi i resurseve energjetike të ripërtërishme konsiderohen gjithnjë e më tepër si një shans për zhvillimin ekonomik të një vendi. Ndryshe, mbrojtja e ambientit është njëri ndër parimet bazë për integrim në Bashkimin Evropian për të gjitha shtet kandidate dhe aspirante. Në këtë fushë edhe Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Kosova e vendet e tjera të Ballkanit perëndimor ia kanë vënë kusht vetes integrimin në BE. Kjo nënkupton edhe plotësimin e kushteve ekologjike.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











