Lajme
Pritje të gjata edhe në dalje të Kosovës
Në dalje të pikëkalimeve kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, raportohet për kolona të gjata të automjeteve të bashkatdhetarëve të cilët janë duke u kthyer nga pushimet për në shtetet e perëndimit ku jetojnë dhe punojnë.
Në vendkalimin kufitar në Dheun e Bardhë, kolona e pritjeve ka arritur mbi 2 kilometra. Ndërkaq shumë prej qytetarëve janë kthyer nga ky vendkalim, duke kërkuar alternativa tjera, raporton Kosovapress.
E pritjet e tilla nëpër kufij po i vuajnë më së shumti të moshuarit dhe fëmijët. Mirëpo, qytetarët shprehen se kolona të njëjta janë krijuar edhe në Merdare.
Për t’iu shmangur pritjeve maratonike, shumë prej udhëtarëve tashmë kanë vendosur që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë alternativa tjera. Ata janë të mllefosur për faktin se askush nga autoritetet në Prishtinë nuk po ua qanë hallin.
Edhe Policia e ka konfirmuar se që nga orët e mëngjesit të ditës së shtunë, në dalje të pikë kalimeve kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardh, janë krijuar kolona të automjeteve të cilat po presin deri në 5 orë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur për Kosovapress, se në dy pikë kalimet janë krijuar kolona të gjatësi nga autobusët, mjetet e transportit, por edhe vetura të bashkatdhetarëve të cilët po kthehen nga pushimet.
Sipas tij, nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar nga autoritetet serbe.
Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këto pikëkalime kufitare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












