Lajme
Arbën Xhaferi në gjendje kome
Neurokirurgu kujdestar Vlladimir Mirçevski ka thënë se gjendja shëndetësore e Xhaferit është e rëndë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një hemorragjie cerebrale (gjakderdhje në tru), në mesnatën e mërkurës. Ai po qëndron në gjendje kome në Spitalin Neurokirurgjik të Shkupit, ndërsa mjekët specialistë po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën.
Xhaferi, i cili është konsideruar si njëri nga intelektualët më të mëdhenj të kësaj plejade, është gjetur në gjendje kome në banesën e tij në Tetovë. Siç raporton agjencia INA, ai menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i janë vendosur aparate për frymëmarrje.
Neurokirurgu kujdestar Vlladimir Mirçevski ka thënë se gjendja shëndetësore e Xhaferit është e rëndë.
‘Mbrëmë rreth orës 21, në Klinikën për neurokirurgji, është pranuar Arbwn Xhaferi, si pasojë e humbjes së vetëdijes dhe humbjes së ndjenjave. Pacientit i është dhënë terapia, për momentin gjendja e tij është e rëndë, por relativisht e qëndrueshme. Janë marrë të gjitha masat dhe kurimi është në vazhdë e sipër’, ka thënë mjeku.
Arbën Xhafëri ka një kohë që vuante nga sëmundja Parkinson, e cila edhe ndikoi që ai të tërhiqet nga jeta e përditshme politike. Dy dekada më parë, ai formoi PDSH-në, njërën ndër partitë më të fuqishme shqiptare në Maqedoni, të cilën e drejtoi deri në vitin 2007.
Në vitin 2001, Xhaferi si përfaqësues i shqiptarë ishte negociator dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit shqiptaro-maqedonas në Maqedoni. Ai ka lindur më 24 janar të vitit 1948 në qytetin e Tetovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












