Lajme
Shkupi mban paradën e parë Gay më 2013
Organizata maqedonase e të drejtave të homoseksualëve njoftoi se vitin e ardhshëm do ta mbajnë paradën e parë në Shkup.
Organizata – Këshilli i LGBT-ve të Bashkuar – ka zhvilluar një takim, ku ka vendosur të formojë një grup, i cili do të kujdeset për organizimin e paradës së parë të homoseksualëve.
Sipas organizatorëve, parada është caktuar të mbahet në vitin 2013, por ende nuk dihet data e saktë.
Në deklaratë thuhet se të gjitha organizatat relevante dhe institucionet që punojnë për avancimin e të drejtave të njeriut, si ambasadat, agjencitë shtetërore dhe organizata rajonale të komunitetit LGBT (Lesbian, Homoseksual, Biseksual dhe Trans-seksual), ftohen që t’i bashkohen grupit punues.
Një raport vjetor i “Rainbow Evropa Index 2011”, në bashkëpunim me ILGA-Evropë, e vënë Maqedoninë të fundit në Ballkan, kur është fjala për mbrojtjen ligjore të komunitetit LGBT. / Jeta në Kosovë
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











