Lajme
“Diafesti” pushton qytetin e Suharekës
Ministri Makolli në “Diafest” i falënderoi mërgimtarët për ndihmën e madhe që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe zhvillimin e saj
Disa qindra mërgimtarë të komunës së Suharekës kanë marrë pjesë të premten në shënimin e festës më të madhe të tyre “Diafesti” që për të tretën herë me radhë organizohet nga Kuvendi Komunal, respektivisht nga Drejtoria për Mërgatën dhe Ministra e Diasporës.
“Diafesti” filloi me një tubim me bashkatdhetarë në fshatin Shirokë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporë, Ibrahim Makolli, kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi dhe përfaqësues të mërgatës, përfshirë këtu edhe afaristë nga diaspora.
Ministri Makolli fillimisht i falënderoi mërgimtarët për ndihmën e madhe që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për zhvillimin e saj. Ai tha se Kosova si shtet është produkt dhe angazhim i të gjithëve, prandaj edhe zhvillimi, siç tha ai, është përbashkët.
Makolli iu premtoi mërgimtarëve se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për t’u krijuar kushte më të mira administrative, por edhe klimë më të përshtatshme për investime. “Ministra e Diasporës do të angazhohet që jetë në dispozicion të plotë për mërgimtarët. Jo vetëm të marrë nga ta, por edhe t’u japë atyre”, tha ministri Makolli.
Ministri i Diasporës i ftoi mërgimtarët që të investojnë në vendlindje, sepse tanimë, siç tha ai, ekzistojnë të gjitha kushtet, edhe ligjore edhe politike, por edhe infrastrukturore për investimet e tyre. Ai po ashtu tha se është i gatshëm që t’u ofrojë gjithçka që është e nevojshme për afaristët e mërgatës.
Po ashtu i pari i ministrisë së Diasporës tha se eksperienca që mërgata sjell në Kosovë është shumë e domosdoshme, për faktin se institucionet e Kosovës tash ia kanë vënë prioritete vetes, integrimin në BE. “Eksperienca që kanë mërgimtarët është shumë ë nevojshme, por edhe e domosdoshme për vendin tonë”, tha Makolli
Ndërsa sa i përket Suharekës, ai tha se ky është modeli më i mirë se si duhet bërë biznes dhe si duhet trajtuar diaspora. “Kjo komunë e ka ndarë zonën e veçanta për investime, ndërsa është komuna e parë që e kanë themeluar Drejtorinë për Diasporën”, tha Makolli.
Suhareka, ndërkaq është njëra nga komunat e Kosovës e cila ka pothuajse një të tretën e popullsisë jashtë vendit. Nga 89 mijë banorë sa ka gjithsej kjo komunë, sipas kryetarit Blerim Kuçi, më shumë se 30 mijë jetojnë dhe punojnë në diasporë. Prandaj, sipas tij, ka qenë e nevojshme formimi i një ministre për mërgimtarët.
Prefekti Kuçi po ashtu iu premtoi mërgimtarëve të komunës së tij, se do të jetë gjithmonë afër tyre për çdo kërkesë. Ai tha se Komuna gjatë muajve të verës ka qenë plotësisht në dispozicion e tyre, me qëllim që të pajisen me dokumentet e nevojshme, pa pritje dhe pa ngarkesa.
“Pritjet e juaja janë të mëdha, por edhe angazhimi ynë është i madh”, tha kryetari Kuçi, duke rikujtuar se diaspora e kësaj komune ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës së UÇK-së. Shumë nga eprorët e UÇK-së, siç tha Kuçi, kanë ardhur nga Diaspora.
për çështjet afariste dhe investimet e diasporës në Suharekë foli Afrim Haziri, ndërsa u dha edh një film dokumentar që pasqyroi disa biznese të suksesshme të mërgimtarëve në këtë komunë. Një nga fabrikat e suksesshme u përmend “Geos”, e cila prodhon brenda një viti rreth 20 mijë këpucë me cilësi të lartë.
Në Suharekë, siç u tha, funksionojnë rreth 1400 biznese, ndërsa vreshtaria është ndër kulturat bujqësore më të përhapura.
Ndryshe festa tradicionale e mërgimtarëve të Suharekës “Diafesti” ka vazhduar gjatë natës në qendër të qytetit, ku kanë kënduar yjet e estradës kosovare.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











