Ekonomi
Rritja ekonomike për Ballkanin Perëndimor do të jetë më e vogël se parashikimi
Situata ekonomike për gjashtë vendet e Ballkanit është përkeqësuar pak.
Komisioni Europian ka inkurajuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mundësojnë tregtinë e lirë mes tyre dhe përmes rritjes ekonomike të tërheqin investitorët e huaj, shkruan “WZ”. Deri Tani BE ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi.
Në rrugën e zhvillimit ekonomik, duhet të tejkalohet një hendek. Shpesh rajoni shquhet për mungesë të lidhjeve me rrugë, tren ose aeroplanë. Përmirësimi i infrastrukturës është pjesë esenciale e strategjisë së Brukselit, përcjell albinfo.ch. Instituti i Bankës Botërore së fundi ka ulur prognozat për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në 3.2 nga 3.3 për qind dhe për vitin e ardhshëm 3.5 nga 3.6 për qind (shih foton).
Papunësia mbetet një nga problemet kryesore të rajonit, me kuato mjaft të larta: nga 13.5 për qind në Serbi deri në 30.4 për qind në Kosovë.
Kërkohen investitorë
Në kohët e fundit janë rritur eksportet nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë importet janë rritur më tepër – kjo shpie në deficitin buxhetar të vendeve. Kjo në Malin e Zi është 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një shifër tepër e lartë. As investitorët që përbënin 11.2 përqind të PBB nuk mund të ndihmonin në balancimin e deficitit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













