Lajme
Basha, raport para komisionit të sigurisë për akuzat e Martyt
Basha, në vitin 2003, me personelin e Tribunalit për Krimet e Luftës ka grumbulluar të dhëna në Shqipëri për dosjet me akuza kundër UÇK-së
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha do të raportojë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend në lidhje me raportin e Dik Martit dhe ato që ai di lidhur me këtë çështje, raportojnë mediet nga Tirana.
Basha, në vitin 2003, me personelin e Tribunalit për Krimet e Luftës ka grumbulluar të dhëna në Shqipëri për dosjet me akuza kundër UÇK-së.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha do të raportojë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend në lidhje me raportin e Dik Martit dhe ato që ai di lidhur me këtë çështje, raportojnë mediet nga Tirana.
Lulzim Basha, në pranverë të vitit 2003, ka punuar së bashku me personelin e Tribunalin për Krimet e Luftës duke grumbulluar të dhëna dhe fakte në Shqipëri për dosjet me akuza kundër UÇK-së. Këto dosje kanë të bëjnë kryesisht me rrëmbimin e shtetasve serbë dhe jo serbë pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë si dhe për çështjen e shumëpërfolur të trafikut të organeve nga Shqipëria.
Përveç Bashës, në Komisionin e Sigurisë do të raportojnë edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri si dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. “Unë mendoj se është detyrë e këtij komisioni që të thërrasim në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura drejtorin e SHISH, Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe Ministrin e Punëve të Jashtme për të na informuar mbi atë që shteti ynë ka dijeni dhe hapat konkretë që janë marrë”, – tha nënkryetari i këtij komisioni Ilir Gjoni. Deputeti i PS e cilësoi njëherazi raportin e Dik Martit si një fushatë antishqiptare.
Një arsye më shumë për thirrjen e ministrit Basha në raport ka qenë një deklaratë e HRW. Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams lidhur me rastin është shprehur: “Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë”.
Më përpara ishte antropologu peruan, Jose Pablo Baraybar, që foli mbi rolin e z. Basha në këtë hetim si përkthyes në udhëtimin klandestin të z. Baraybar në Veri të Shqipërisë për hetimin e dosjes së krimeve të supozuara, në qendër të të cilave ishte “shtëpia e verdhë”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











