Lajme
MPJ prezantoi Strategjinë për Diplomacinë Digjitale
Zëvendësministri Selimi tha se qëllimi i strategjisë është përdorimi i diplomacisë digjitale për të zgjidhur problemet e politikës së jashtme kosovare. Ministria kosovare e Punëve të Jashtme me ndihmën e Ambasadës së Norvegjisë dhe Amba.sadës së Britanisë së madhe kanë prezantuar në Prishtinë, Strategjinë për Diplomaci Digjitale. Kjo strategji, ka për qëllim internacionalizimin e Kosovës […]
Zëvendësministri Selimi tha se qëllimi i strategjisë është përdorimi i diplomacisë digjitale për të zgjidhur problemet e politikës së jashtme kosovare.
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme me ndihmën e Ambasadës së Norvegjisë dhe Amba.sadës së Britanisë së madhe kanë prezantuar në Prishtinë, Strategjinë për Diplomaci Digjitale. Kjo strategji, ka për qëllim internacionalizimin e Kosovës në botë nëpërmjet infrastrukturës globale të internetit, apo njohjes nga uebfaqet.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, së bashku me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Sekretaren e Parë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Myrna MacGregor, Drejtoreshën e British Council, Arjeta Emra, kanë shpalosur pjesë të strategjisë, synimet e saj dhe rezultatet e pritura.
“Kjo strategji është produkt i një partneriteti të gjerë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Ambasadës Norvegjeze, Ambasadës Britanike, Këshillit Britanik dhe Fondacionit IPKO, të cilët do të bëjnë të mundur implementimin e saj. Tash së fundi edhe USAID ka vendosur ta përkrah financiarisht implementimin e Strategjisë për Diplomaci Digjitale”, tha Selimi.
Në këtë projekt, ai tha se është punuar për gati gjashtë muaj, nga ekspert vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim që ta përdorim diplomacinë digjitale, mjetet e reja të informimit në internet për qëllimet e diplomacisë publike dhe njohjes sa më të madhe të Kosovës në botën e jashtme.
Selimi ka prezantuar pjesët kryesore të Strategjisë, qëllimet dhe objektivat e saj, duke theksuar se ideja e strategjisë është se si ta përdorim diplomacinë digjitale për të zgjidhur problemet e politikës së jashtme.
Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se është kënaqësi e madhe për të dhe Ambasadën Norvegjeze që të jetë partner në këtë projekt.
Braathu tha se Qeveri Norvegjeze gjithnjë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës, përfshirë edhe diplomacinë kosovare dhe përpjekjet e saj për të projektuar imazhin e “Evropianëve të Rinj” në shtetet tjera dhe për të fituar në mënyrë të vazhdueshme sa më shumë njohje për shtetësinë e Kosovës.
Ai vlerësoi rëndësinë e madhe që ka interneti në informimin e njerëzve në botë, duke theksuar se ky mjet komunikimi na ofron mundësi që mesazhet tona t’ia dërgojmë një audience globale. Ambasadori Braathu premtoi 50 mijë euro për implementimin e Strategjisë për këtë vit, dhe “më shumë mjete vitin e ardhshëm”.
Sekretarja e Parë e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Myrna MacGregor, ka theksuar rëndësinë e diplomacisë digjitale në zhvillimet diplomatike aktuale, duke theksuar mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për projektin në fjalë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










