Lajme
Presidentja Jahjaga dekoroi ambasadorin Dell
Ambasadori i SHBA-ve, Dell u nderua me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”.
Presidentja e Kosova, Atifete Jahjaga e dekoroi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”. Ku çmim, sipas Jahjagës, i jepet për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Kosovës.
Presidentja tha se është e nderuar që si Presidente e vendit të shpreh falënderimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës për angazhimin, punën dhe mbështetjen e pakursyer që ambasadori Dell ka bërë në Kosovë, për popullin dhe institucionet e Kosovës.
“Medalja është një përkujdesje e vogël, simbolike për të shprehur vlerësimin dhe falënderimin tonë për punën jo vetëm në mandatin e parë, por edhe për mandatin e dytë, që ambasadori Dell ka bërë në ndihmë të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për liritë dhe të drejtat e njeriut, zhvillimin e proceseve demokratike, për sundimin e rendit dhe ligjit dhe për shtetndërtimin”, vijoi tha Jahjaga.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ish-presidenti Fatmir Sejdiu, zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Slobodan Petroviq e Mimoza Kusari, ministrat Enver Hoxhaj e Bajram Rexhepi e zyrtarë të tjerë të lartë.
Ndërsa ambasadori Dell u shpreh i nderuar për dekoratën që ia dha Presidentja Jahjaga.
“Jam veçanërisht i nderuar që tre presidentët e Kosovës janë këtu sot, dhe simbolikisht edhe Dr. Rugova është me ne sot në ndarjen e këtij çmimi. Dr. Rugovën e kam njohur mirë që nga vizita ime e parë këtu dhe vlerat të cilat ai pati përqafuar dhe rolin që luajti në përpjekjet e Kosovës për të fituar lirinë dhe pavarësinë janë vërtet inspirim për të gjithë ne që kemi privilegjin të punojmë me institucionet e”, tha Dell.
Diplomati amerikan i cili e përfundon mandatin në Kosovë, tha se është privilegj të jesh diplomat amerikan në Kosovë. “Nuk ka ndonjë shtet tjetër në botë ku Shtetet e Bashkuara priten aq ngrohtë dhe aq sinqerisht si në këtë shtet, ku një person mund të jetë përfaqësues i një shteti, por po ashtu ta ndjejë dashurinë e popullit të atij vendi në të cilin ai është akredituar”, tha ai.
Ambasadori Chrisopher Dell, është diplomati amerikan që më së gjati ka qëndruar në Kosovë. Ai qenë fillimisht shef i Zyrës Amerikane nga periudha 2001 deri 2004, për t’u kthyer sërish në Kosovë e pavarur si ambasador amerikan në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










