Ekonomi
Forcohet euro kundrejt dollarit
Dollari amerikan shënoi rënie. Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.2 për qind, në 89.985 DXY.
Indeksi i dollarit shënoi një rritje me 0.6 për qind gjatë gjithë kësaj jave, ku niveli i tij më i lartë ishte ai prej 90.178 DXY.
Indeksi i dollarit ra me më shumë se 2 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, njëkohësisht edhe tremujori i tij i pestë radhazi i rënieve, shkruan albinfo.ch.
Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e sotëm kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 106.245 dollarë amerikanë për jen. Gjatë gjithë kësaj jave ai ka shënuar një rritje prej 1.5 për qind, ndërsa për tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rënie prej 5.7 për qind.
Monedha euro shënoi një rritje prej 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.2317 euro për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave ajo shënoi një rënie prej 0.3 për qind, ndërsa për tremujorin e parë të këtij viti shënoi një rritje prej 2.6 për qind.
Paundi u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.4031 paund për dollarë amerikanë.
Sterlina avancoi me 3.9 për qind gjatë këtij tremujori të parë, njëkohësisht edhe performanca e tij më e mirë që prej mesit të vitit 2015.
Dollari australian u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7684 dollar australian për dollar amerikan.
Dollari australian shënoi një rënie prej 1.7 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











