Lajme
SHBA ndihmon Kosovën me pajisje kundër atomit
Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut i ka dhuruar FSK-së dhe PK-së pajisje për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës, respektivisht Forcën kosovare të Sigurisë (FSK) dhe Policinë e Kosovës me mjetet të sofistikuara për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ky donacion i Departamentit Amerikan përfshinë pajisje në vlerë mbi 364 mijë dollarë.
Me këtë rast zëvendësambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Kelly Degnan tha se ndihet e lumtur që po e ndihmon Qeverinë e Kosovës, me mjetet të sofistikuara për inspektimin dhe detonimin, pajisje për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë. Këto pajisje, siç tha ajo, janë dhuruar nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut.
Ceremonia e dorëzimit të donacionit u mbajt në Shkollën e Policisë së Kosovës në Vushtrri, ku morën përfaqësuesit FSK-së, Policisë së Kosovës, Qeverisë së Kosovës, etj.
“Qëllimi i këtij donacioni është ngritja e kapaciteteve hetuese kriminale që Policia e Kosovës, FSK-ja, etj, do t’i përdorin në dogana, me qëllim të evitimit të hyrjes së armëve të rrezikshme të shkatërrimit në masë, në Kosovë. Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me ndërtua një Kosovë të Fortë dhe një jetë më të sigurt”, tha Degnan.
Ndërsa shefi i Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve në FSK, gjeneralbrigade Imri Ilazi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmë e vazhdueshme që po japin për Kosovën dhe për profesionalizimin e njësive të FSK-së.
“Këto ditë pjesëtarët e FSK-së kanë kryer me sukses trajnimin, në këto fusha, si: Parandalimi apo pengimi i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, Detektimi i armëve të shkatërrimit në masë, Ndalimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe materialeve dhe pajisjeve teknologjike në lidhje me armatimin e shkatërrimit në masë, hetimi i trafikut ilegal, si dhe reagimi ndaj armeve të shkatërrimit në masë”, tha Ilazi.
Ky i fundit ka falënderuar edhe instruktorët nga ICP-ja për angazhimin maksimal që kanë bërë aftësimin dhe përgatitjen e forcave profesionale të FSK-së, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Doganën e Kosovës, Agjencinë për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues, etj.
“Këto pajisje që po na dhurohen nga Qeveria Amerikane, premtoj se do t’i përdorim dhe do t’i mirëmbajmë me sukses” tha Ilazi, sipas të cilit, vlera e pajisjeve për FSK-në është rreth 142 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër shkon për Policinë e Kosovës dhe Agjencitë e sigurisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit








