Lajme
Jahjaga: BE-ja t’i monitorojë marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi nga BE-ja që të bëjë më shumë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës. Kështu tha sot presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Von Rompoy, pas takimit që ai pati sot në Bruksel me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Palët duhet gjithashtu t’u adresohen çështjeve në veri të Kosovës, për të mirën e qytetarëve që jetojnë atje. Unë mbetem i bindur se gjithsesi vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë mënyra më e mirë për të arritur këtë progres dhe për të siguruar një stabilitet të mëtutjeshëm dhe zhvillim të mëtutjeshëm në rajon”, tha Rompuy.
Siç njofton Presidenca e Kosovës përmes një komunkate, Rompay tha se në dialogun e zhvilluar deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, janë arritur rezultate të prekshme, mirëpo sfidë vazhdon te mbetet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura. Nga ana e saj presidentja e Kosovës shprehu pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të zhvilluar deri më tani, ndërsa kërkoi nga BE-ja që të gjejë mekanizma për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Presidentja Atifete Jahjaga nga ana tjetër, kërkoi nga BE-ja që të bëjë më shumë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë. “Ne nuk jemi të kënaqur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe ne kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian që të gjejnë mekanizmat për të monitoruar dhe garantuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Jahjaga.
Ajo tha më tej se Kosova pret që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet fqinjësore me Kosovën, ngase ky është një faktor paqeje që do të ndikojë drejtpërdrejt në eliminimin e strukturave kriminale që vazhdojnë ta mbajnë peng integrimin e tri komunave veriore të Kosovës. Jahjaga tha se institucionet e Kosovës po vazhdojnë me përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.“Të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të përmbushur të gjitha obligimet dhe të përshpejtojnë të gjitha procedurat që dalin nga ato”, tha Jahjaga.
Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite dyditore ajo do të ketë takim edhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fyle si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Presidentja Jahjaga do të bisedojë me zyrtarë të lartë evropianë për agjendën dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave si dhe për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










