Lajme
Minatorët e “Trepçës” s’e pranojnë Eset Ujkanin në krye të ndërmarrjes
Sindikata e minatorëve të “Trepçës” thotë se nuk e njeh vendimin e AKP-së për emërim e Eset Ujkanit ushtrues të detyrës së menaxherit të kombinatit “Trepça”.
Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës, kanë refuzuar sot të hyjnë në minierë, duke protestuar kështu kundër vendimit të Agjencisë së Privatizimit (AKP) për emërimin e Eset Ujkanit për ushtrues të detyrës së drejtorit. Sindikata e Pavarur e Minatorëve, ka njoftuar se minatorët kanë kërkuar që para tyre vijnë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i Qeverisë.
Sabri Ismaili, përfaqësues i SP, tha se këto kërkesa, sidomos ajo e fundit për prezencën e kryeparlamentarit Krasniqi, Ferat Shala dhe një përfaqësuesi të qeverisë, duhet të përmbushet deri në ora 18:00, të martën, në të kundërtën, siç tha ai, ndërsa u përkrah fuqishëm edhe nga minatorët, do të nisen këmbë për në Prishtinë, sikurse në vitin 1989, ose që do të zbresin në horizonte për hyrë në grevë.
Po ashtu, Sindikata e Pavarur e Minatorëve thotë se nuk e njohin vendimin e AKP-së për emërim e Eset Ujkanit për ushtrues të detyrës së menaxherit të kombinatit “Trepça”, ndërkaq kërkojnë që deri në zgjedhjen e menaxherit të ri, të emërohet dikush nga njohësit e minierave: Halil Qela, Beqir Maliqi, Miftar Hyseni, si dhe që minatorët kërkojnë sqarim se çfarë po bëhet dhe çfarë do të ndodhë me “Trepçën”.
Ditë më parë, menaxheri i deritashëm i kësaj ndërmarrjeje, Ferat Shala, dha dorëheqje, ndërsa i sapoemëruari në krye të kësaj ndërmarrje, Eset Ujkani, ka qenë shef i shërbimit për siguri.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










