Lajme
Skulptura e Xhafës në Cyrih dominon me një shkëlqim sovran
NZZ: Nisur nga kontestimet që i janë bërë, mund të supozohet se skulpturën e Sislej Xhafës në parkun e ri Hardau e pret një jetë e gjatë
Ditë më parë në lagjen “Hardau” të Cyrihut është përuruar parku që përfshin në vete edhe skulpturën 15 metra të lartë, të artistit të njohur shqiptar, Sislej Xhafa.
Dy gazetat kryesore zvicerane që kanë selinë në Cyrih, “Neuer Zürcher Zeitung” dhe “Tages Anzeiger” i kanë bërë një prezantim të gjerë përurimit, duke u fokusuar sidomos në veprën skulpturale të Xhafës, që po bëhet sinonim për këtë park dhe që është tashmë objekti më impozant e dominues në këtë rrethinë.
“Kur në Cyrih një skulpturë e vendosur në ambienrt publik shkakton njëfarë zhurme dhe mediet e caktuara krijojnë një skandal prej saj, në të shumtën e rasteve puna përfundon mirë. Në këtë kuptim, mund të supozohet se skulpturën e Sislej Xhafës në parkun e ri Hardau e pret një jetë e gjatë. Të shtunën, sidoqoftë, kur u bë përurimi zyrtar i parkut nga këshilltarja e qytetit Ruth Genner, skulptura me lartësi 15 metra e dominonte ambientin me një shkëlqim sovran”, shkruan NZZ lidhur me veprën monumentale të skulptorit shqiptar nga Kosova.
Më tutje gazeta citon drejtuesin e Institutit për Artin Bashkëkohor në Shkollën e Lartë të Cyrihut për Arte, Christoph Schenker të ketë thënë para përurimit se skulptura tashmë është modifikuar dhe përforcuar aq mirë, sa që “nevojitet” vetëm një akt vandal për ta dëmtuar atë. Këtu ai i referohet dëmtimit të kësaj skulpture disa ditë pas përurimit të saj, në shtator të vitit të kaluar.
Skulptura që paraqet një hobe (llastik) gjigante të punuar nga qelqi akrilik me emrin “Y” (anglisht shqiptohet si Why ose Përse) ngjall asociacione nga më të ndryshmet dhe, krahas kësaj, përmes ndriçimit që liron natën në ngjyrat kuq e verdhë, është një objekt tërheqës. Stabile duken edhe objektet tjera në parkun e konceptuar nga byroja arkitektonike e Munihut Realgrün.
Parku si tërësi i ka kushtuar qytetit rreth 13 milionë franga.
Sipas Christoph Schenker, i cili, në kuadrin e projektit “Arti në hapësirat publike në Cyrih” është marrë shumë me këtë pjesë të Cyrihut, shumica e banorëve këtu janë me prejardhje nga Evropa Juglindore. Për këtë arsye edhe konkursi për skulpturë është shpallur para asrtistëve të regjionit të përmendur, thekson NZZ.
Ndërsa gazeta “Tages Anzeiger” merret më shumë me vërejtjet teknike që i janë bërë skulpturës së Xhafës, duke e ballafaquar skulptorin me to.
“Ajo nuk është luhajë as nuk është llampë; ajo është një vepër arti, një pyetje”, ka thënë Xhafa për gazetën në fjalë,duke iu referuar shkronjës Y, e cila në anglishte kuptohet si pyetja Why. Ndërsa për masat për ta ruajtur skulpturën e tij, artisti thotë: “Vandalizmi ndodh kudo dhe për çdo ditë. Këtë nuk mund ta ndalojmë, edhepse ka ligje kundër tij”.
Ndërsa Schenker, i cili ka përcjellë projektin nga ana koncepcionale beson shumë se “Y”-ja do të jetë një sukses. Forma e re, e pazakonshme është për një skulpturë në fillim irrituese. “Por, zhurma rreth kësaj vepre arti me kohë do të ndalet dhe qasja ndaj saj pas dy vitesh do të jetë krejtësisht normale”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









