Lajme
Rejhan Azemi, sjell në Kosovë tingujt e diasporës
Në Gjilan u promovua libri “Ylli i vogël” që i kushtohet Rejhan Azemit, 15-vjeçari nga Lugina e Preshevës që bëri bujë në luajtjen e violinës në Bazel.
“Ylli i vogël”, kështu quhet libri i botuar nga shtëpi botuese “Eugjenika” e cila i kushtohet 15 vjeçarit Rejhan Azemi, nga Lugina e Preshevës, i cili jeton me familje në Bazel të Zvicrës. Azemi shquhet për luajtjen profesionale të violinës, ndërsa për artin e tij është shpërblyer me disa mirënjohje gjithandej Evropës.
Në promovimin e librit të Azemit, në hotelin Kristal në Gjilan, morën pjesë përfaqësues të artit e të letërsisë, muzicientë e kompozitorë nga Kosova e Zvicra. Madje enkas për këtë eveniment nga Bazelli kishte ardhur mësuesi i tij, Adolf Zinsstag, i cili para të pranishmëve foli për të kaluarën e popullit shqiptar, për humanitetin dhe kulturën e tij.
Para se të bëj një përsiatje artistike për tingujt e violinës, Zinsstag foli për humanisten e shquar shqiptare, Nënë Tereza, për të cilin tha se krenohet gjithë bota me të, ndërsa i bëri edhe një rezyme të kaluarës historike të Kosovës.
“Nëna Terezë nuk jetoi vetëm për dëshirat dhe kënaqësitë e saja. Jeta e saj ishte një sakrificë për t’i dhënë kuptim jetës dhe veprimeve të saj. Pikërisht kjo na prekë neve shumë. Të gjithë kemi qenë afër njerëzve me nevojë, prandaj sa më shumë që në iu ndihmojnë të tjerët, aq më mirë ndihemi ne”, tha ai, duke kërkuar që secili të angazhohet për të mirën e të tjerëve.
Sa i përket zanatit të violinistit dhe të pedagogut të muzikës, Zinsstag tha se ai ndërlidhet me humanitetin dhe shpirtëroren. “të rinjtë duhet ta ndjejnë dhe përjetojnë të bukurën. Për këtë është loja instrumentale e cila të magjepsë jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët” tha profesori Zinsstag, duke fol në superlativ për nxënësin e tij kosovar.
Për vlerat artistike të veprës dhe për tingujt magjeps të violinës që nxjerr gjatë lojës Rejhan Azemi, foli publicisti dhe poeti Nexhat Rexha.
“Shkëndijat e para për tingujt e violinës vijnë nga mësuesit e tij në shkollën e Bazellit, në një moshë krejt të njomë kur ai ishte në klasën e dytë. Shkolla e muzikës në Dornach afër Bazelit, jo vetëm që ishte nxitje, por ajo krijoi klimë të qëndrueshme për Rejhanin. Profesorit e tij e ndihmuan në ngritjen, por edhe integrimin e tij në shoqëri”, tha Rexha.
Po ashtu për vlerat artistike të librit foli edhe redaktori Arsim Halili dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve nga Lugina e Preshevës “Feniks” Bilall Maliqi. Ndërsa autori i librit Halim Hasani bëri një përshkrim nga ideja për botimin e këtij libri deri të botimi dhe mbledhja e materialeve. Ai tha se nuk ka qenë shumë vështirë për të bërë një libër të tillë, sepse Rejhan Azemi me talentin e tij e kanë lehtësuar këtë.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe drejtori i shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, Zeqir Kryeziu, i cili foli fjalë miradije për mërgatën tonë. Ai tha se Rejhan Azemi me ndihmën e familjes së tij, tregon se sa fuqishme është diaspora jonë, ndërsa kërkoi edhe nga të rinjtë tjerë që ta ndjekin rrugën e Azemit.
Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës së Diasporës në Komunë e Gjilanit, Fidan Kadriu tha se Departamenti i Diasporës edhe herëve të tjera do të mbështesë evenimente të tjera që lidhën më promovimin e vlerave të mërgatës. Ai tha se Zyra e Diasporës është hapur, dhe i ftoi të gjithë mërgimtarët që për çdo rast dhe apo dilemë t’i drejtohen kësaj zyre.
Me fjalimet e tyre në këtë promovim folën edhe shkrimtari Hysen Kçiku dhe Heset Rexhepi. Ndërsa gjatë gjithë kohës janë dhënë disa pika muzikore që janë luajtur nga Rejhan Azemi, vëllai i tij Behari, mësuesi i tij Zinsstag dhe disa profesorë të tjerë të muzikës klasike.
Ndryshe Rejhan Azemi ka lindur në Zvicër më 1996. Familja e tij është nga fshati Dobrosin i komunës së Bujanocit e cila jeton për disa vite në Zvicër. Rejhani i takon gjeneratës së tretë të familjes Azemi që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












