Lajme
FSK-ja për herë të dytë në marshin Nijmegen të Holandës
Objektiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës është rrugëtimi i saj drejtë NATO-s dhe këtë rrugëtim FSK-ja po e bënë me hapa të sigurt.
Për herë të dytë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të marrin pjesë në marshimin tradicional që mbahet në qytetin Nijmegen të Holandës.
Njësiti u nis të dielën për në Holandë, ndërkaq marshimi do të zgjatë katër ditë dhe çdo ditë do të marshohet nga 40 kilometra.
Objektiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës është rrugëtimi i saj drejtë NATO-s dhe këtë rrugëtim FSK-ja po e bënë me hapa të sigurt. Kështu tha komandanti i FSK-së, gjenerallejtnat Kadri Kastrati, me rastin e nisjes së njësitit të FSK-së, për Holandë, ku do të marrin pjesë në marshimin tradicional në Holandë.
“FSK dita ditës po tregon që është e gatshme të merr pjesë, krahas të gjitha ushtrive të rajonit dhe shteteve të NATO-s, në misione humanitare dhe paqeruajtëse. FSK është duke u avancuar në ngritjen e profesionalizmit e logjistikës dhe këtë po e tregon me pjesëmarrjen e saj në shumë operacione”, tha Kastrati.
Para nisjes për në Holandë, Kastrati kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së që të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë gjatë marshimit.
“Njësitet dhe pjesëtarët tanë të jenë eksportues të sigurisë e jo vetëm konsumatorë të sigurisë ashtu siç kemi qenë deri më tani. Unë ju porosis që ta jepni maksimumin e juaj, ta tregoni përformancën individuale dhe kolektive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atje të jeni më të mirët”, tha Kastrati.
Në edicionin e 96-të të këtij marshi të gjatë dhe me karakter ndërkombëtarë, pritet të marrin pjesë mbi 5 mijë ushtarë nga shtete të ndryshme të botës. Kjo është hera e dytë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në këtë marshim 4 ditorë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










