Lajme

Paralajmërohet ndryshimi i vendimit për importin e çimentos

Deputetët kërkuan që ministrja Kusari Lila të shfuqizojë vendimin apo të japë dorëheqje nga pozita të cilën e mban.

Gjatë një debati të ashpër në Kuvendin e Kosovës lidhur me tarifën e importit të çimentos për 35 %, ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë Mimoza Kusari -Lila paralajmëroi të enjten mundësinë e ndryshimit të vendimit.Kritika të ashpra kishte nga partitë opozitare, LDK, AAK, Vetëvendosje, por çka është më interesante interpelancën e sotme parlamentare e kishin kërkuar deputetët e AKR-së, prej nga vjen edhe vet ministrja Kusari-Lila.Gjatë paraqitjes në interpelancë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tha se vendimi për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet me tarifë prej 35 për qind, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, është bërë për të favorizuar prodhimin vendor.Gjatë seancës të enjtes të Kuvendit të Kosovës, deputetët kërkuan që ministrja të shfuqizojë vendimin apo të japë dorëheqje nga pozita të cilën e mban.Deputeti i AKR-së, Emin Gërbeshi, i cili ishte edhe iniciues i debatit, kërkoi nga ministrja Mimoza Kusari-Lila që ta shfuqizojë vendimin, pasi kjo masë është jashtëligjore dhe ka dëmtuar ekonominë e tregut.Gërbeshi e akuzoi ministren se vendimi i saj po shkon në favor të ndërmarrjes “Sharrcem”, pasi që kjo kompani, siç tha ai, ka njerëz të fortë në qeveri.E përballur me akuza nga të gjitha anët, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, edhe një herë përsëriti se vendimi është marrë konform ligjeve të zbatuara në vend dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, CEFTA.Nuk do të favorizohen importet duke shkelur prodhuesit vendorë tha Kusari Lila, duke shtruar se nga importi i çimentos nga Shqipëria kanë përfituar vetëm distributorët dhe jo konsumatorët.Deputetja e LDK-së, Vjollca Krasniqi tha se vendimi për tarifat doganore ka krijuar monopol në treg, ndërsa shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci tha se Qeveria dhe ministrja Kusari duhet të jenë të kujdesshme për vendimet e marra, të cilat vendime duhet të jenë të balancuara në mes interesit publik dhe marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtare.Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, tha se më këtë vendim është dëmtuar shteti shqiptar, pasi sasia më e madhe e çimentos në tregun kosovar ka ardhur nga Shqipëria, përderisa deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi kërkoi shfuqizimin e vendimit dhe dorëheqjen e ministres Kusari LilaMë 11 qershor të këtij viti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka vendosur masa të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet me tarifë prej 35 për qind.Box:Emin Gërbeshi, deputet i AKR-së dhe iniciues i interpelancës së sotme parlamentare, tha se vendimi i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka prodhuar pasoja ekonomike, ka ngritur çmimin e çimentos deri në 20 për qind dhe rritja do të vazhdojë deri sa të jetë në fuqi vendimi i juaj. Ai tha se ky vendim ka eliminuar konkurrencën e lirë në treg, duke krijuar monopol vetëm për një kompani. Sipas tij, vendimi ka rritur koston e ndërtimeve duke krijuar inflacion në sektorin e ndërtimtarisë, ka rrezikuar shumë firma importuese të këtij produkti duke i çuar drejt falimentimit, ka rrezikuar shumë vende pune në sektorin e ndërtimitetj.