Ekonomi
Rriten pagat dhe bie papunësia
Norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët në 4 dekada prej 4.3%
Në Angli janë ngritur pagat. Të dhënat treguan se rënia për 9 muaj radhazi e pagave reale përfshirë bonuset ka përfunduar.
Ekonomia e Britanisë është ngadalësuar në vitin 2017 prej rritjes së inflacionit, gjë që solli tkurrjen e shpenzimeve konsumatore.
Zyra e Statistikave në Londër bëri të ditur se të ardhurat totale, përfshirë bonuset, u rritën me 2.8% në janar me bazë vjetore, që është rritja më e madhe që prej shtatorit 2015, përcjell albinfo.ch.
Duke përjashtuar bonuset, pagat patën rritje me 2.6%, në linjë me projeksionet, shkruan ‘scan’.
Norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët në 4 dekada prej 4.3%.
Të dhëna të tjera treguan se qeveria britanike regjistroi një deficit buxhetor prej 1.3 miliardë funte gjatë shkurtit, duke e çuar deficitin në 11 muajt e vitit fiskal në 41.4 miliardë funte, në rënie me 5.7% nga e njëjta periudhë një vit më parë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












