Lajme
Meta: Raporti i Martyt, i pabazuar në fakte
"Mesazhi kryesor i kësaj vizite në Beograd është qëndrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, u shpreh Meta
Raporti i Dick Martyt për Këshillin e Evropës është cilësuar si një fiksim të pabazuar në fakte nga zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta.
Këto komente Meta i bëri në Beograd në ditën e tretë të vizitës atje me ftesë të presidentit serb Boris Tadiç.
Meta ka thëne se e ardhmja e shteteve të Ballkanit është ajo e bashkimit pranë BE-së, ndërkohë sipas tij, raporte të tillë kanë si synim krejt të kundërtën.
“Qëndrimi im ka qenë shumë i qartë, ky raport është i bazuar mbi fiksime. Akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën, madje janë bërë dhe investigime të cilat kanë rezultuar tërësisht pa fakte. Ndaj besoj se mesazhi kryesor i kësaj vizite është qëndrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, u shpreh Meta, sipas mediave shqiptare.
Meta foli më tej dhe për diskutimet e zhvilluara rreth çështjes së Kosovës, ku ripërsëriti se qëndrimi i Shqipërisë është i njohur tashmë, për një shtet të ri që synon të integrohet në të gjitha strukturat e larta evropiane dhe atlantike.
Zëvendëskryeministri shqiptar ishte i ftuar të shtunën edhe në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe, në cilësinë e kryetarit të LSI-së, si anëtarë të Internacionales Socialiste. Edhe ditën e djeshme fokusi i diskutimit ishte mbi të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











