Lajme
Diplomatët: Të respektohet vendimi për Jahjagën
Diplomatët ndërkombëtar të akredituar në Kosovë vazhdojnë t’i bëjnë thirrje partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes.
Derisa përfaqësuesit e partitive politike në Kosovë vazhdojnë ta kritikojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentes Atifete Jahjaga deri më 2016, diplomatët ndërkombëtar të akredituar në Prishtinë, vazhdojnë të kërkojnë nga lidershipi në Kosovë që ta respektojnë këtë vendim.
Diplomati i fundit që ka adresuar kritika në lidershipin vendas ka qenë ambasadorin i Francës në Kosovë, Jean Fransua Fitou. Ky i fundit ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e vetmja që ka te drejt të interpretoj kushtetutën dhe vendimi saj duhet respektohet.
“Gjykata Kushtetuese e ka të drejtën të interpretojë Kushtetutën dhe të gjithë duhet të respektojnë këtë vendim sepse është një vendim i organit më të rëndësishëm në vend”, tha ambasadori Fitou në një konferencë për media, që organizoi për nder të Ditës së 14 Korrikut, festës kombëtare të Francës.
Edhe ambasadori amerikan Christpoher Dell ka kërkuar që të respektohet vendimin i Kushtetutës për Jahjagën. Madje Dell ka qenë edhe njëri nga ana që ka ndërmjetësuar në marrëveshjen e “trojkës”, Thaçi, Mustafa, Pacolli, për zgjedhjen e problemit të Presidentit. Edhe Dell ka thënë se mandati duhet respektohet pavarësisht marrëveshjes.
Ndërkaq marrëveshja e prillit të vitit të kaluar ka parashikuar një mandat të cunguar për presidenten Atifete Jahjaga, derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe vendi të shkoj në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Madje kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvend dhe fillimisht edhe Jahjaga e ka pranuar.
Kryeparlamentar Jakup Krasniqi deklaroi të hënën se vendimi i Kushtetueses mund të ndikojë negativisht edhe në ndryshimin e reformës kushtetuese. Ndërsa kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe Behgjet Pacolli, i cili qëndroi në postin e presidentit vetëm për 34 ditë, ka thënë se për këtë çështje nuk është dashur fare të pyetet fare gjykata.
Ndërsa i vetmi që po kërkon respektimin e marrëveshjes është Isa Mustafa, lideri i opozitës që drejton Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënën ë se vendimi i Kushtetutës është politik. Edhe Arsim Bajrami, deputeti dhe eksperti që ka punuar në hartimin e kushtetutës, ka thënë se Gjykata Kushtuese ka tejkaluar kompetencat.
Kryeministri Hashim Thaçi po ashtu ka dalë në anën e diplomatëve. Edhe ai ka kërkuar respektim të vendimit të Gjykatës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












