Lajme
Makolli: Mërgimtarë, kini kujdes Serbinë
"Ata që mendojnë se mund të jenë objekt i keqtrajtimi, ose i arrestimeve të ndryshme, të mendojmë mirë para se të lëvizin nëpër Serbi"
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli iu ka bërë thirrje mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë, që të kenë kujdes të madh gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa për ata që kanë qenë të ndjekur më herët, ai kërkon që t’i shmangen kalimit nëpër Serbi. Këtë porosi ministri kosovar i Diasporës e ka dhënë në një intervistë për Radio Kosovën.
Ai thotë se përkundër marrëveshjes për lëvizje të lirë, Serbia është i njëjti shtet i kohës së Millsheviqit, me të njëjtën strukturë udhëheqëse politike. “Ne e kemi një marrëveshje me Serbinë për lëvizje të lirë, marrëveshje të cilën nuk po e respekton Serbia, dhe qytetarët tanë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos ua dhënë rastin policisë, xhandarmërisë, autoriteteve të ndryshme të Serbisë, që ta përdorin lëvizjen e tyre për t’i arrestuar me akuza nga më të ndryshmet”, ka thënë Makolli. Këto arrestime apo keqtrajtime të mundshme, sipas Makollit, kryesisht bëhen për shkak të përfitimeve materiale që Serbia ka ndaj tyre. “Të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë objekt i keqtrajtimi, ose i arrestimeve të ndryshme, që kanë ndonjë dyshim se Serbia mund të ngreh ndonjë akuzë ndaj tyre, të jenë shumë të kujdesshëm, ose ta mendojmë mirë para se të lëvizin nëpër territorin e Serbisë”, tha Makolli Serbia, sipas tij, edhe më tutje po përdor praktika të njëjta, sikur që ka përdorur në regjimin e Millosheviqit. Të gjitha rastet e deritashme të arrestimit të shtetasve kosovarë në territorin e Serbisë, sipas Makollit, janë raste të krijuara artificialisht, madje janë arrestuar edhe njerëz të cilët për kohën kur akuzohen kanë qenë në botën e jashtme. “Në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë Ivica Daçiqi (zëdhënës i Millosheviqit), që tashmë është nominuar për kryeministër të Serbisë, i cili ka arritur që të fitojë poena politikë, kryekëput për shkak të arrestimeve që ka bërë ndaj shqiptarëve. E thash edhe njëherë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, për shkak se nga Serbia mund të pritet gjithçka”, tha Makolli. Prishtina zyrtare, sipas ministrit të diasporës, do ta përdor faktorin ndërkombëtar për t’i bërë me dije se Serbia nuk respekton marrëveshjet që janë arritur. Ministri Makolli në këtë intervistë foli edhe për zhvillimet e tjera që lidhen kryekëput me mërgimtarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë për pushime. Natyrisht çështja e policave kufitare mbetet një shqetësim për diasporën e Kosovës. “Çështja e policave të sigurimeve është shqetësim edhe i yni”, tha Makolli. Ai tha se ka kërkuar në vazhdimësi edhe nga autoritetet, nga Shoqata e Sigurimeve në Kosovë, por edhe nga Banka Qendrore, që të ndërmerren të gjitha veprimet, në mënyrë që të eliminohet nevoja për t’u pajisur me polica kufitare të sigurisë, për ka qenë e pamundur për faktin se Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër. Po ashtu Makolli foli edhe “Ditët e Mërgatës”, një aktivitet ky që do të zgjas gjatë tërë muajve të verës, për të cilin tha se ministri që drejton ka krijuar një praktikë për pritjen dhe akomodimin sa më të mirë të mërgimtarëve në atdhe. “Edhe me ligj parashihet që të jetë edhe Dita qendrore e mërgatës. Kjo ditë do të shënohet në Prekaz, në fillim të muajit gusht”, tha Makolli. Ministri kosovar i diasporës në fund tha se mërgimtarët tash e 22 vjet, kanë qenë kontribuuesja kryesore e të gjitha zhvillimeve në vend. “Periudha 90-97, kur organizimi i jetës në Kosovë në të gjitha fushat e saj, ka ndodhë qind për qind me kontributin e mërgatës…,mërgata jonë jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht, e ka mbajtur luftën në Kosovë, pas luftës e ka rindërtuar Kosovën. Mërgata vazhdon edhe tash…,së paku 500 milionë euro në vit, hyjnë nga remitencat e mërgatës sonë”, tha Makolli.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










