Lajme
Kërkohet më shumë punë për vizat
Ministrja Çitaku tha se kanë mbetur më pak se dy muaj deri te dorëzimi i raportit të gatishmërisë te Komisioni Evropian
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e obligimeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Qeveritarët ia kanë bërë me dije përfaqësuesve të nivelit lokal se më 15 shtator dorëzohet raporti i gatishmërisë te Komisioni Evropian.
Në emër të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës këto komente i ka bërë ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku gjatë një takimi të nivelit të lartë politik me kryetarët e komunave, ku u diskutua për hapat që duhet të ndërmerren në procesin e liberalizimit të vizave.
“15 shtatori nuk është larg, pasi që kanë mbetur më pak se dy muaj, dhe kjo tregon për angazhimin tonë maksimal edhe gjatë verës me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që kemi para vetes”, ka thënë ministrja Çitaku, duke rikujtuar se liberalizimi i vizave është vetëm një pjesë e integrimit evropian.
Ajo me këtë rast kërkoi nga kryetarët e komunave të Kosovës që të angazhohen për akomodimin dhe risocializimin e personave të kthyer. “Roli i komunave në riintegrimin e personave të riatdhesuar mbetet shumë i rëndësishëm“, ka thënë ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjitha nivelet që të mbetet i hapur procesi i integrimit si çështje primare. “Duke marrë parasysh që procesi i integrimit është një proces afatgjatë që kërkon reforma të thella është me rëndësi që të vazhdojmë të mbajmë kursin pozitiv të progresit”, tha Thaçi.
Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli tha se niveli lokal do të angazhohet që t’i përmbushë të gjitha detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Komunat kanë përgjegjësi kryesore për pranimin dhe riintegrimin e personave të kthyer nga BE.
Ndalja e kërkesave për azil dhe pranimi dhe riintegrimi i atyre personave që qëndrojnë nëpër vendet e BE-ë pa leje qëndrimi, janë kushtet themelore për heqjen e vizave shengen. Sa i përket riatdhesimit çështja qëndron më mirë, ndërsa kërkesat për azil akoma vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Fluksi më i madh i azilkërkuesve kosovarë, sipas një raporti publikuar disa javë më parë, është në Francë, Belgjikë e Suedi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











