Lajme
Kundër taksës ekologjike për mërgimtarët
Kuvendi Shqiptar në Zvicër është shprehur kundër aplikimit të taksës ekologjike për qytetarët e Kosovës në diasporë
Para disa muajve Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës pati reaguar për kartonin e gjelbër dhe kishte kritikuar se si po merren të hollat për sigurime, të cilat mund të ishin rregulluar me pak më shumë vullnet nga qeveria e Kosovës.
Në një reagim të Kuvendit Shqiptar thuhet se as që është filluar ndonje diskutim rreth mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshtjeje bilaterale me Zvicrën që do të bëhej një zgjidhje e përkohshme për sigurimin e automjeteve të qytetarëve nga diaspora.
„Prapë u vazhdua me mosinteresimin për pjesën tjetër të atij vendi, pra për diasporën, që me vite të tëra ndihmoi dhe mbajti vendlindjen e vet, sepse e kishte obligim. E qeveria jo që nuk u interesua për t’i hequr sigurimet shtesë që duhet të paguhen në Kosovë, për arsye se Kosova nuk është në OKB dhe kështu nuk mund të anëtarësohet në Zyrën Ndërkombëtare të sigurimeve, etj.etj.“, thuhet në një komunikatë për media.
Kuvendi Shqiptar është shprehur kundër aplikimit të taksës ekologjike për qytetarët e Kosovës në diasporë .
„Tash po shtohet edhe një taksë tjetër, taksa ekologjike, që s’ka të bëjë asgjë me ekologjinë, por vetëm për ta mbushur buxhetin. Tjetër çfarë është karakteristike, qeveria ngutet që ta fusë në fuqi sa më shpejt këtë taksë, mundësisht para korrikut, kur fillojnë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të kthehen në shtëpitë e tyre, në vendlindjen e tyre, te familjet dhe te të afërmit e tyre. Të shfrytëzohet prapë diaspora për mbushjen e buxhetit, sepse siç duket, nuk mjafotjnë as ato sigurime që po paguajmë secilën verë kur shkojmë në shtëpi, as remitencat me qindra miliona euro.“, thuhet më tej në komunikatë.
„Organizohen ditët e diasporës, sepse po na vijnë bashkatdhetarët nga kurbeti, por para se të marrin pjesë në manifestime, duhet që një hërë ‘ta paguajnë vete’ atë organizim me taksa të ndryshme në kufi, në hyrje të Kosovës“, thuhet në reagimin e Kuvendit.
Mërgimtarët paguajnë taksë ekologjike për 1 vit ndërsa qëndrojnë 2 deri katër javë në Kosovë
„Taksa ekologjike edhe për automjetet e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë, për ato 2 deri në 4 javë që qëndrojnë atje, duhet të paguajnë aq sa paguhet normal për një vit“, thonë përfaqësues të Kuvendit.
„Përderisa qeveria dhe Ministria e Diasporës edhe nëpër ligje, e gjithashtu edhe nëpër deklarata përmendin se duhet të kenë marrëdhënie të mira me diasporën, në të njëjtën kohë mundohet që të shfrytëzojë çdo mundësi dhe çdo ide për t`i marrë të holla që po i fitojnë me mund dhe me djersë. A mund të pritet tash në të ardhmen, ndonjë taksë prej dhjetëra eurove nga qeveria “vetëm që jetojmë në diasporë”, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit Shqiptar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












