Lajme
Mal i Zi nis bisedimet për anëtarësim në BE
Zyrtarët e BE-së thanë se liderët e vendeve anëtare e kanë nënshkruar rekomanimin për hapjen formale të bisedimeve me Malin e Zi
Bashkimi Evropian i fillon sot më vonë gjatë ditës bisedimet për pranim me Malin e Zi, hap ky që nënkupton risigurim të vendeve të tjera se BE-ja mbetet e hapur për zgjerim, përkundër krizës së thellë ekonomike dhe strukturale. Zyrtarët e BE-së thanë se liderët e vendeve anëtare e kanë nënshkruar rekomanimin për hapjen formale të bisedimeve me Malin e Zi. Pritet që ato të zgjasin disa vite, transmeton ReL.Raportohet se anëtarësimi në BE është qëllim i të gjitha shteteve në Ballkan.Kroacia vitin e ardhshëm bëhet anëtarja e 28 e bllokut, ndërsa vendet e tjera, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, të gjithë janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.Sa i përket Kosovës, Komisioni Evropian tashmë e ka lansuar studimin e fizibilitetit, që është një fazë fillestare në procesin e integrimit në BE.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












