Ekonomi
Njeriu më i pasur në botë, ka dyfishuar pasurinë
Sipas revistës amerikane falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Bill Gates
Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë. Kjo është vërtetuar edhe në bazë të një renditjes nga revista prestigjioze amerikane “Forbes”.
Sipas revistës amerikane falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Bill Gates, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë në vendin e tretë renditet, Warren Buffet me pasuri prej 84 miliardë dollarë, ndërsa industrialisti francez, Bernard Arnault me familjen e tij zënë vendin e katërt, me plot 72 miliardë dollarë, të ndjekur nga Mark Zuckerberg, në të pestin, me 71 miliardë dollarë.
Amancio Ortega, padroni i “Zara”-s zë vendin e gjashtë me 70 miliardë dollarë, i ndjekur nga manjati meksikan Carlos Slim, me 67.1 miliardë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zbret në vendin e 766 në botë, krahasuar me të 544-tin që mbante në renditjen e parafundit të revistës prestigjioze.
Pasuria e tij vlerësohet në 3.1 miliardë dollarë, plot 400 milionë më pak sesa një vit më parë.
Ndërsa Silvio Berlusconi ndodhet i 190-i në klasifikim, me tetë miliardë dollarë.
Sipas “Forbes”, vlera e aseteve të 2.208 më të pasurve të botës, nga 72 vende të ndryshme, shkon në total në 9.100 miliardë dollarë, plot 18% më shumë sesa viti i kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të miliarderëve, me 585, të ndjekur nga Kina me 373.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











