Lajme
Haradinaj rikthehet në Hagë
Më 25 dhe 26 qershor jepet fjala e fundit e prokurorit dhe mbrojtjes, ndërsa verdikti jepet në shtator
Të hënën dhe të martën, në Tribunalin Penal të Hagës zhvillohet seanca përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj i njohur si “Maxhupi” dhe Idiz Balaj -Tegeri.
Ish-kryeministri dhe njëherit kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj të premten edhe kthyer në Hage, pas qëndrimit disa javësh në Kosovë. Ai më 25 dhe 26 qershor do t’i dëgjoj fjalët përfunduare të prokurorit i cili ka rikthyer në gjykim procesin Haradinaj, dhe palën mbrojtëse.
Pas dëgjimit të dy palëve, Gjykata do të tërhiqet në një afat më së largu deri tetë javë, për të marrë vendim përfundimtar për ter ish luftëtarët e UÇK-së, të ish Zonës Operative të Dukagjinit. Haradainaj ka qëndruar në Kosovë nga fillimi i majit, ndërsa çdo lëvizje e tij ka qenë e kontrolluar nga policia.
Haradinaj ka qenë ish komandanti më në zë në UÇK-së. Pas luftës u emërua zëvendëskomandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës por nuk qëndroi gjatë. Ai pas disa muajsh u inkuadrua në politikë si kryetar i AAK-së, një partia që në vitin 2004 ia mundësoi atij zgjedhjet kryeministër i Kosovës.
Më 3 dhjetor 2004 me shumicë votash në Kuvend ai u zgjodh kryeministër, ndërsa pas 100 ditë punë si shef i ekzekutivit, më 8 mars të vitit 2005, Tribunali i Hagës ia publikoi aktakuzën për krime lufte. Haradinaj menjëherë dha dorëheqje dhe vullnetarisht të nesërmen i nis për në Hagë.
Haradinaj u lirua nga TPH më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm ka nisur në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











