Ekonomi
Pagat minimale në Evropë, hendeku i të ardhurave mes Lindjes dhe Perëndimit
Pagat minimale në vendet e Bashkimit Evropian (BE) tregojnë hendekun e të ardhurave dhe standardin e jetesës mes Lindjes e Perëndimit.
Pagat minimale fikse janë në dispozicion në 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së më 1 janar 2018. Brenda BE-së vetëm Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë patjetër paga minimale, thotë “Eurostat”, shkruan albinfo.ch.
Shuma minimale mujore është zakonisht më pak se 500 euro në Evropën Lindore dhe më shumë se 1,000 euro në Evropën Veriore dhe Perëndimore.
Paga më e ulët bruto në BE në janar 2018 është në Bullgari (261 euro). Në nëntë vende, edhe nga Evropa Lindore, paga minimale është në mes të 400 dhe 500 euro në muaj: Lituani (400 euro), Rumani (408 euro), Letoni (430 euro), Hungaria (445 euro), Kroacia (462 euro) Republika Çeke (478 euro), Sllovakia (480 euro), Estonia (500 euro) dhe Polonia (503 euro).
Në pesë vende të Evropës Jugore paga minimale figuron në mes të 600 dhe 900 euro në muaj: Portugali (677 euro), Greqia (684 euro), Malta (748 EUR), Sllovenia (843 euro) dhe Spanja (859 euro).
Në shtatë vende të mbetura të, të gjitha në Evropën Perëndimore dhe Veriore, paga minimale tejkalon 1.400 euro në muaj: Britanina e Madhe (1,401 euro), Gjermania dhe Franca ( 1.498 euro), Belgjika (1,563 euro), Holanda (1.578 euro) , Irlanda (1,614 euro) dhe Luksemburgu (1,999 euro).
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









