Lajme
Blair rikthehet në Kosovë, ndihmon shkollat
Tony Blair: Nëse e krahasojmë gjendjen që jemi tani me atë para 10 viteve, mund të shohim se kemi bërë shumë rrugë
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe ministri kosovar i Arsimit, Ramë Buja nënshkruan të hënën në Prishtinë një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit “Tony Blair Faith Foundation” dhe Qeverisë së Kosovës, për hapjen e programit të shkollave globale “Face to Faith” në shkollat kosovare. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, ku nxënësit e kësaj shkolle, e pritën në mënyrë të veçantë, me një program artistik, mikun e madh të tyre dhe të Kosovës, Tony Blair. Ministri Buja e vlerësoi ish-kryeministrin Blair si mik të çmuar të popullit shqiptar, i cili i dha shumë pavarësisë së Kosovës. “Kur isha në Britani, i thash qytetarëve: ‘faleminderit shumë votues të Mbretërisë së Bashkuar’. Më pyetën përse. Iu thash se kam arsye shumë t’iu falënderojë, por në veçanti që botës ia dhuruat Tony Blair, nuk e mbajtët vetëm për vete si kryeministër. Andaj, ju them se Tony Blair është një mik i madh i yni”, u shpreh ministri Buja. Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, me këtë rast tha se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është më mirë, por theksoi se megjithatë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë hap pas hapi. “Me të vërtetë dua ta shoh se si do të ndodhë kjo, por e dimë se duhet të shkojmë hap pas hapi dhe se kjo merr kohë. Nëse e krahasojmë gjendjen që jemi tani me atë para 10 viteve, mund të shohim se kemi bërë shumë rrugë… “, tha ai, duke premtuar ndihmë Kosovë edhe nëpërmjet fondacionit. “Do të fillojmë me tri shkollat në Kosovë dhe te Universiteti që është pjesë e këtij programi, dhe do të krijojmë lidhjet prej Kosovës me jashtë. Fondacioni ndihmon në këtë drejtim jo vetëm në Britani. Ka shkolla në SHBA, Kanada dhe në pjesë të ndryshme të lindjes së largët. Ajo që unë bëj sa herë takohem me liderë botëror, është të mbështesim Kosovën “, theksoi Blair. “Face to Faith” është një program për shkollat globale që bashkon nxënësit e moshave 12-17 vjeçare në të gjithë botën duke përdorur teknologjinë digjitale. Foundacioni “Tony Blair Faith Foundation” është duke punuar me Qeverinë e Kosovës për t’iu ofruar nxënësve kosovarë një mundësi të veçantë përmes teknologjisë, për të mësuar më shumë rreth kulturave të tjera dhe të pranojnë dhe të respektojnë tjetrin. “Face to Faith” aktualisht është aktiv në 18 vende të botës: Australi, Kanada, Egjipt, Indi, Indonezi, Izrael, Itali, Jordani, Liban, Meksikë, Pakistan, Territoret palestineze, Filipine, Singapor, Ukrain, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe ShBA. Shtimi i shkollave të Kosovës do të rrisë numrin në 19. Ish-kryeministri Blair u takua edhe me ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj dhe me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Hoxhaj tha se “Blair është simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës”.“Ne përulemi me një mirënjohje të thellë para jush për lirinë e Kosovës. Shprehim mirënjohje të madhe për qindra dhe mijëra qytetarë britanik, para shumë ushtarëve, të cilët parandaluan asgjësimin tonë fizik dhe kontribuuan aq shumë për Kosovën…”, tha Hoxhaj. Në anën tjetër, ish-kryeministri britanik Tony Blair, duke shprehur gëzimin për vizitën në Kosovën, ka vlerësuar progresin që po arrin Kosova në të gjitha fushat, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












