Lajme
Beogradi të pranojë realitetin në Kosovë
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Philip Reeker i ka bërë thirrje Serbisë që të pranoj realitetin në Kosovës, nëdëpsa sa i përket të kaluarës, ai ka thënën se kjo barrë nuk duhet t’i përcjell edhe në të ardhmen liderët në Beograd.
Këto komente Ricker i ka bërë në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit ku po marri pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në BE.
“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, ka tha Reeker, raporton REL. Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e kompromisit në rajon, të cilin diplomati amerikan nuk e konsideron si të pamundur.
Ndërkaq diplomati gjerman, Nikollaus Llambsdorf tha shteteve kandidate dhe aspirante duhet t’u tregohet, se çka pritet nga ta. Ai me theks të veçantë përmendi presidentin e ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliq i cili më 14 qershor shkon në Bruksel, për të cilin ai tha se duhet ti tregohet hapur se “çka pritet nga ai”.
“Beogradi duhet t’i plotësoj marrëveshjet, sepse deri tash nuk ka qenë i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet”, tha Lambsdorf, duke përmendur sulmin me armë ndaj paqeruajtësve të KFOR-it gjerman në Kosovë.
“…Ushtarët gjermanë në Kosovë qitet me armë, ndërsa komandantin gjerman të KFOR-it “e krahasojnë me Hitlerin”…në Beograd askush nuk reagon në këto”, citon REL Lambsdrofin.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











