Ekonomi
Më shumë punë dhe paga më të larta në SHBA
Vendet e reja të punës u rritën kështu me plot 200 mijë gjatë janarit, tregojnë të dhënat, pasi u rritën me 160 mijë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar
Punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori një hov tjetër gjatë muajit të parë të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të departamentit të punës në vend, duke regjistruar kështu rritjen më të madhe vjetore në më shumë se 8 vite.
Këto të dhëna kanë nxitur edhe më tej pritshmëritë se inflacioni do të ngjitet edhe këtë vit pasi tregu i punës është pranë kapacitetit të plotë, përcjell albinfo.ch.
Vendet e reja të punës u rritën kështu me plot 200 mijë gjatë janarit, tregojnë të dhënat, pasi u rritën me 160 mijë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Pavarësisht rekordit, norma e papunësisë mbetet e pandryshuar në 4.1% që është edhe niveli më i ulët i 17 viteve të fundit.
Edhe pagat pësuan një rritje, me 0.35, duke u ngjitur në 26.74 dollarë në orë, duke vijuar kështu trendin pozitiv të muajit dhjetor, kur rriteshin me 0.4%.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










