Shëndetësi
Çaji i bën njerëzit më kreativë
Çaji përmban tetaninë, që përmirëson shpejtësinë mendore, saktësinë dhe fokusin. Por për këto duhen 30-60 minuta pasi të pihet
Pirja e çajit i bën njerëzit më kreativë, ka gjetur një studim i ri.
Vetëm një gjysmë filxhani çaj në ditë mjafton për të dhënë inspirim për ide të mrekullueshme për pak minuta.
Çaji përmban tetaninë, që përmirëson shpejtësinë mendore, saktësinë dhe fokusin. Por për këto duhen 30-60 minuta pasi të pihet.
Hulumtuesit nga Universiteti i Pekinit në Kinë thonë se çaji ka efekte pozitive mendore. Ata besojnë se ai disponon njerëzit dhe ndihmon të relaksohen në mënyrë të njëjtë si meditimi, transmeton Albinfo.ch.
Lideri i studimit, Yan Huang, udhëhoqi eksperimentin 20 minutësh në 90 studentë. Gjysma e tyre në çdo test piu një filxhan qaj dhe më pas u pyetën. Gjysma tjetër piu ujë.
Në testin e parë, ata u pyetën për të krijuar një konstruksion atraktiv të disa blloqeve ndërtuese, ndërsa në të dytin të tregonin ndonjë emër të duhur për një restorant të budallenjve.
Ata që pinë çaj morën 6.54 pikë në testin e parë dhe 4.11 në të dytin, ndërsa konsumuesit e ujit dolën me 6.03 dhe me 3.78 pikë.
“Këto teste demonstrojnë se çaji përmirëson kreativitetin e njeriut”, ka thënë Huang.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













