Ekonomi
Credit Suisse planifikon të zhvendoset nga Londra
Credit Suisse Group AG planifikon të lërë një nga zyrat e saj në zonën Canary Wharf të Londrës pas shkurtimit të stafit, si dhe të një programi për të ulur shpenzimet, sipas dy njerëzve të njohur me këtë çështje, raporton Bloomberg.
Huadhënësi zviceran do ta zhvendosë stafin nga Columbus në një zyrë më të afërt dhe më të madhe, një sheshin e One Cabot, brenda dy viteve, shkruan ‘Monitor’.
Ajo mund të përpiqet pastaj të lërë me qira pronën deri në përfundimin e kontratës në vitin 2024 ose të negociojë një dalje të hershme me pronarin e ndërtesës HNA Group Co. Zyra është rreth 200,000 metra katrorë, ekuivalenti i rreth tre fushave futbolli, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i Credit Suisse nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
Banka me bazë në Cyrih ka rifokusuar menaxhimin e pasurisë dhe tregjet në zhvillim pasi kërkon të ndajë kapitalin në njësitë që gjenerojnë kthime më të larta.
Ndërtesa e sheshit Cabot, e cila ishte një nga zyrat e para që do të zinte në Canary Wharf, kur portet u shndërruan në një distrikt financiar gjatë viteve 1990, aktualisht po rinovohen.
Bankat e tjera, duke përfshirë Barclays Plc dhe Citigroup Inc. kanë zvogëluar gjithashtu hapësirën që zënë në këtë zonë në dy vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











