Ekonomi
Ngadalësohet inflacioni në BE
Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian vlerësoi se çmimet e konsumit në Eurozonë janë rritur me 1.4% në muajin e fundit të vitit që kaloi
Inflacioni në 19 vendet e Bashkimi Evropian është ngadalësuar në muajin dhjetor, prej rritjes së ngadaltë të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore. Megjithatë inflacioni bazë, që përjashton këta komponentë të luhatur, mbeti i pandryshuar, sipas të dhënave të Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian vlerësoi se çmimet e konsumit në Eurozonë janë rritur me 1.4% në muajin e fundit të vitit që kaloi, duke u ngadalësuar nga rritja me 1.5% në nëntor.
Ky nivel pritej gjerësisht nga ekonomistët. Çmimet e energjisë u rritën me 3% me bazë vjetore gjatë dhjetorit, në rënie nga 4.7% që u regjistrua në nëntor. Çmimet e ushqimit të papërpunuar u rritën me vetëm 1.9%, nga 2.4% rritje në nëntor.
Duke i hequr këta komponentë, treguesi bazë që monitorohet nga Banka Qendrore Evropiane u rrit me 1.1%, normë e pandryshuar nga nëntori
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












