Lajme
AKR-ja nënshkruan marrëveshje përfaqësimi me mërgatën në Gjermani
Përfaqësues të diasporës kosovare në Gjermani mbështesin AKR-në në shkëmbim të garancioneve për mbrojtjen e interesave të mërgatës

Përfaqësues të mërgatës në Gjermani, kanë thënë se përfaqësuesit e Këshillit koordinues, që janë në nivel i kryetarëve të shoqatave, janë jashtë partive politike, dhe pasi kanë studiuar të gjitha programet e pesë partive kryesore, kanë bërë kërkesë për ta nënshkruar këtë marrëveshje me AKR-në
Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit ka bërë që edhe mërgata shqiptare të përfaqësohet në institucionet e Kosovës. Të hënën, gjatë një konference për media, zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh e nominuar nga partia për kryeministre, ka nënshkruar një marrëveshje për përfaqësimin e mërgatës shqiptare në institucionet e Kosovës me përfaqësuesit e mërgatës të cilët veprojnë në Gjermani.
Gjatë takimit me mërgimtarët, Kusari-Lila, ka thënë se “Koalicioni për Kosovë të Re”, i udhëhequr nga AKR-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, synon ta fitojë pushtetin dhe në plan-programin e koalicionit, është i paraparë involvimini i mërgatës kosovare në gjithë Evropën, SHBA-në, e më gjerë.
“Ajo çfarë ne parashohim është një ngritje e bashkëpunimit në masë më profesionale, në masë të shkëmbimeve ekonomike, në masë të ngritjes së investimeve të diasporës kosovare, përmirësimi dhe angazhimi në aspektin kulturor, arsimor dhe tërësisht të asistencës të qeverisë së Kosovës në raport me nevojat dhe domosdoshmëritë e diasporës kosovare”.
Kusari-Lila ka thënë se edhe përfaqësuesit e mërgatës kosovare kanë shprehur dëshirë të njoftohen për së afërmi me programin e “Koalicionit për Kosovë të Re”, por edhe prezantimin e kërkesave të tyre.
“Marrëveshja që sapo e nënshkruam, ka disa kërkesa, kryesisht kanë të bëjnë me ngritjen e përfaqësimit të anëtarëve të diasporës kosovare në institucionet e Kosovës në kapacitetin e këshilltarëve, duke filluar prej presidencës, parlamentit, kryeministrisë dhe ministrisë së jashtme. Është shumë e rëndësishme që edhe një agjenci e cila promovon interesat e Kosovës, bën ndërlidhjen dhe ofron informatë më tepër për mërgatën në diasporë, të ekzistojë në mënyrë që të gjithë diaspora kosovare të investojë në Kosovë, dhe t’i kenë këto informata të gatshme në vendet ku jetojnë dhe veprojnë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.
Ndërsa përfaqësuesi i mërgatës kosovare në Gjermani, Can Tahiri ka thënë se përfaqësuesit e Këshillit koordinues, që janë në nivel i kryetarëve të shoqatave, janë jashtë partive politike, por pasi kanë studiuar të gjitha programet e pesë partive kryesore, kanë bërë kërkesë për ta nënshkruar këtë marrëveshje me AKR-në.
“AKR-ja është partia e parë, që erdhi ta takojë mërgatën shqiptare në festën e flamurit, jo për të bërë politikë, por për të bërë festën se bashku, dhe është partia e parë që pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshjen”..
Tahiri ka thënë se mërgata do të përfaqësohet nga ata njerëz që kanë vepruar për interesa të Kosovës, duke plotësuar çdo kërkesë që institucionet paraqesin. “Ne do ta mbështesim partinë politike jo në rolin e anëtarit lider, por në rolin se kush jap garancion më shumë në diçka të mirë për Kosovën dhe për ta përfaqësuar mërgatën”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit Seanca parlamentare e kësaj jave në Austri do të hapet me një minutë heshtje për të...
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje