Ekonomi
Vidhen 31 milionë dollarë të monedhave digjitale
Kompania prapa monedhës digjitale Tether ka njoftuar se afër 31 milionë dollarë vlerë të monedhave të veta janë vjedhur.
Kompania me bazë në Hong-Kong ka njoftuar se kishte marrë hapa për ndalje nga vjedhjet, por tani ka kërkuar nga përdoruesit të marrin një përditësim, shkruan BBC.
Ky njoftim vjen pas disa skandaleve të njëpasnjëshme së fundmi në tregun e monedhave digjitale.
Bitcoini pësoi rënie të vlerës menjëherë, por arriti të rikthehej, transmeton Albinfo.ch.
Për dallim nga shumica e monedhave digjitale, që funksionojnë ‘kundër’ dollarit, Tether është i lidhur ngushtë me monedhën amerikane.
Sipas operatorit të Tetherit, 30 milionë e 950 mijë dollarë ishte vlera e monedhave të larguara nga një prej “kuletave” më të pasura të kompanisë dhe ishin dërguar në një adresë të paautorizuar të Bitcoinit më 19 nëntor.
“Pas hetimeve të këtij sulmi po merren veprime parandaluese për ndonjë aksion të ngjashëm në të ardhmen”, ka thënë kompania në një njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











