Kuriozitete
Shtatzënave u preferohet të flihet në krah
Shtatzënave u preferohet të flenë në krah në tre muajt e fundit të shtatzënisë për të shmangur problemet në lindje.
Një studim në të cilin u përfshinë më shumë se 1 mijë gra konkludoi se rreziku i grave shtatzëna për probleme në lindje ishte dyfish më i lartë kur ato flinin në shpinë në tremujorin e fundit.
Studimi monitoroi 291 shtatzëni që përfunduan me lindje të dështuar dhe 735 raste të tjera që patën lindje normale, transmeton Albinfo.ch.
Sipas hulumtuesve, pozita në të cilën fle gruaja është më e rëndësishmja, dhe gratë nuk duhet të brengosen edhe nëse e gjejnë veten në shpinë kur të zgjohen.
Studimi u publikua në “British Journal of Obstetrics dhe Gynaecology”, shkruan BBC.
Këshilla si të “detyroni” gjumin në krah:
Merrni një jastëk në shpinë për të qëndruar në krah
Nëse zgjoheni gjatë natës, shikoni pozicionin tuaj dhe kthehuni sërish në krah
Kushtoni vëmendje pozitës së gjumit edhe gjatë ditës
Studimi nuk ka vënë re një dallim se në cilin krah është më e preferueshme të flihet.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










