Kuriozitete
Piktura e Da Vincit shitet për çmimin rekord, 450 milionë dollarë
Kjo është blerja më e shtrenjtë e ndonjë pikture nga Da Vinci – artisti më i madh që pikturoi në Evropë para shekullit të 19-të
Një pikturë 500-vjeçare e Krishtit që besohet të jetë realizuar nga Leonardo Da Vinci është shitur në New York për shifër rekorde prej 450 milionë dollarësh.
Piktura njihet si “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i botës).
Kjo është blerja më e shtrenjtë e ndonjë pikture nga Da Vinci – artisti më i madh që pikturoi në Evropë para shekullit të 19-të.
Ai vdiq më 1519 dhe akoma janë duke ekzistuar më pak se 20 nga pikturat e tij, transmeton Albinfo.ch.
Piktura e shitur në ankand besohet se është pikturuar diku rreth 1505-s. Oferta e fundit për këtë pikturë ishte 400 milionë dollarë, ndërsa në fund çmimi i saj shkoi në 450 milionë dollarë.
E njëjta pikturë ishte shitur në vitin 1958 përmes një ankandi tjetër për 60 dollarë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










