Kuriozitete
Autobusi vetëvozitës përplaset në ditën e parë në rrugë
Një autobus vetëvozitës në Las Vegas është përfshirë në një aksident në ditën e parë të shërbimit.
Autobusi që po bartte disa pasagjerë ishte përplasur me një kamion në shpejtësi shumë të vogël, shkruan BBC.
Askush nuk është lënduar nga ky aksident, në të cilin fajtor doli shoferi i kamionit, i cili u gjobit nga policia, transmeton Albinfo.ch.
Ky autobus ishte i pari që është përdorur ndonjëherë në rrugët publike në SHBA. Lloji i tillë i autobusit bart deri në 15 persona dhe ka shpejtësi maksimale prej 45 kilometrave për orë, por zakonisht udhëton me 25 kilometra për orë.
Përplasja vjen vetëm një ditë pasi kompania “Waymo” – që udhëhiqet nga “Alphabeti” që po ashtu udhëheq Google-in – njoftoi se do të lansojë taksinë tërësisht vetë-vozitëse në Arizona.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










