Ekonomi
Miliarderët që dhurojnë më së shumti para
Njerëzit e pasur dhurojnë shumë para në nisma sociale dhe bamirësie. Shembuj në këtë drejtim janë dy nga sipërmarrësit më të njohur në botë, Bill Gates dhe Warren Buffett.
Revista «The Chronicle of Philanthropy» paraqiti raportin e saj “Filantropia 50” kushtuar donacioneve në shtator. Ajo gjithashtu raporton për donatorët më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2000.
Rezultatet tregojnë se miliarderët më të pasur janë ndër donatorët më të mëdhenj.
E megjithatë, vendi i parë mund të befasojë, sepse nuk është njeriu më i pasur në botë, Bill Gates.
Themeluesi i Microsoft mbetet në pozitën e dytë. Ai dhuroi 22% të pasurisë së tij, ose 18 miliardë dollarë.
Numri një në renditje është Warren Buffett. Investitori legjendar ka dhuruar më shumë se dyfishin – 46 miliardë dollarë, që është 71% e gjithë pasurisë së tij.
Vendi i tretë është ish-kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, i cili dhuroi 10 për qind të pasurisë së tij, ose 4.5 miliardë dollarë.
Nëse po pyesni se kush është më i fundit në listë, atëherë ai është gjithashtu një nga njerëzit më të pasur në planet, themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos. Tani për tani, ai ka dhuruar vetëm 0.1% të pasurisë së tij personale.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










