Kosova
Rriten kreditë në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se kreditë e sektorit bankar vazhduan ecurinë pozitive të rritjes për të katërtin vit me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 10 për qind në qershor 2017, përcjell albinfo.ch.
“Vlera e gjithsej kredive arriti në 2.39 miliardë euro në periudhën raportuese, kryesisht si rezultat i ofertës së lehtësuar kredituese”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Sipas BQK-së, stoku i kredive ndaj ekonomive familjare vazhdon të jetë kategoria me normën më të lartë të rritjes në gjashtë vitet e fundit.
“Në qershor 2017, kjo kategori shënoi rritje vjetore prej 12.5 për qind. Ndërsa, kreditë e reja të lëshuara për ekonomitë familjare u karakterizuan me ngadalësim të rritjes. Këto kredi shënuan rritje vjetore prej 2.3 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 (18.7 për qind në periudhën e njëjtë të vitit 2016).
Ngadalësimi i rritjes së kredive të reja për ekonomitë familjare u ndikuar kryesisht nga zvogëlimi i portofolit të kredive të reja konsumuese. Kreditë ndaj ndërmarrjeve përshpejtuan ritmin e rritjes në periudhën raportuese. Kreditë e reja të lëshuara për ndërmarrje shënuan rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe (29.5 për qind) kundrejt rënies vjetore me të cilën u karakterizuan në vitin paraprak (17.4 për qind).
Rritja e theksuar e kredive të reja për ndërmarrje ishte kryesisht rezultat i rritjes së kredive të reja investuese dhe jo-investuese, kryesisht të destinuara për sektorin e industrisë dhe të shërbimeve”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton televizioni publik i Kosovës.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














