Ekonomi
Euro po forcohet
Edhe pse euro, nga niveli më i ulët i vitit këmbehet me 2 lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë ka një zhvlerësim prej 3.5 lekësh
Euro është këmbyer në Shqipëri me 133.86 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Pas një periudhë të dobët, euro po i afrohet sërish nivelit të 134 lekëve.
Në nivelin aktual të këmbimit, prej 133.86 lekësh, euro është këmbyer në fillim të qershorit, thonë mediat shqiptare.
Gjatë sezonit veror, ndikuar dhe prej situatës para zgjedhore, por edhe të fluksit të turistëve dhe të kthimit të emigrantëve, niveli i këmbimit zbriti poshtë pragut të 132 lekëve të këmbimit, duke u këmbyer me 131.9 lekë në 27 qershor, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse euro, nga niveli më i ulët i vitit këmbehet me 2 lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë ka një zhvlerësim prej 3.5 lekësh.
Edhe dollari është forcuar në tregun vendas, pas një periudhë të dobët që pati. Aktualisht 1 dollar këmbehet në vend në nivelin e 113.79 lekëve, ndërsa në mesin e muajit gusht dollari këmbehej në nivelin e 110.4 lekëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










