Ekonomi
Sa duhet të punoni për të blerë një Iphone X?
Iphone edhe pse është pritur me interesim të jashtëzakonshëm, çmimi i tij prej 999 dollarë bën që për shumëkënd të jetë vetëm një ‘ëndërr e parealizuar’
Kompania e madhe amerikane “Apple” ditë më parë ka prezantuar tre modelet e ri të telefonave, iPhone8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X.
Këto modele edhe pse shumë të shtrenjta pritet të thyejnë rekorde. Një telefon i tillë kushton 999 dollarë.
“Monitor” ka përllogaritur orët mesatare që duhet të punojnë individët në disa prej vendeve evropiane për të siguruar modelin iPhone X, bazuar në të dhënat e INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për BE-në dhe Numbeo për rajonin, përcjell albinfo.ch.
Një person në Shqipëri, për të blerë iPhone X, i cili kushton 999 dollarë (111’578 lekë me kursin aktual të këmbimit) do t’i duhen mesatarisht 438 orë apo 54 ditë pune. Paga mesatare në Shqipëri është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas Kodit të Punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë.
Në Maqedoni duhen më shumë orë pune për të blerë një iPhone, afërsisht 446 orë. Në krahasim me Shqipërinë, në Maqedoni duhet të punosh një ditë më shumë (8 orë) për të blerë iPhone X. Në Kosovë për të blerë një model iPhone duhet të punosh 12 ditë më pak se në Shqipëri. Nga vendet e rajonit, më pak orë pune duhen në Malin e Zi, ku një iPhone mund të blihet me mesatarisht 291 orë pune.
Ndërkohë, në Evropë për të blerë një iPhone X kërkohen më pak orë punë, në vendet nordike dhe vendet e Beneluksit, ku në Norvegji duhet të punosh vetëm 44 orë, në Finlandë 59 orë, në Holandë dhe Danimarkë 49 orë.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











