Ekonomi
Dollari nga 130 lekë në 110
Tani një dollar është 110 lekë, kurse gjatë këtij viti në Shqipëri është konvertuar në 130
Dollari amerikan ka shumë kohët e fundit, madje nëse konvertohet në lekë, është më i dobëti, që nga tetori i vitit 2014.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar është këmbyer me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekë në raport me ditën e mëparshme.
Më herët dollari këmbehej me 130 në këtë vit. Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lirë. Kursimi është veçanërisht i lartë për naftën, që blihet me dollarë dhe ku tregtuesit mund të amortizojnë rritjen e çmimeve në bursa përmes zhvlerësimit të monedhës së gjelbër, shkruan ‘monitor’.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen në dollarë. Edhe për blerjet online ka më shumë leverdi të kryhen në dollarë, apo dhe gjithë tregtarët që punojnë me Turqinë për blerjen e veshjeve e mallrave të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, euro vazhdon të forcohet dhe tani një euro është 133.29 lekë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













