Kultura
Ilir Ferra, shqiptari që shkruan gjermanisht
Libri i autorit shqiptar Ilir Ferra "Rauchschatten" (Hije tymi) është një rrëfim prekës mbi një familje shqiptare në vitet tetëdhjetë...
Autorët që shkruajnë në një gjuhë të huaj, përbëjnë një pasurim për letërsinë në të cilën shkruajnë. A ekziston diçka që mund të quhej atdhe i gjuhës? Si përcaktohesh për të shkruar letërsi në një gjuhë të huaj dhe përse?
Shkrimtarja e lindur në Turqi Seher Çakir dhe shkrimtari i lindur në Shqipëri Ilir Ferra që nga rinia e hershme jetojnë në Vjenë. Ata nuk shkruajnë në gjuhët e tyre amtare por në gjuhën e vendit ku jetojnë pra gjermanisht.
Ata provojnë të sqarojnë më hollësisht motivet që i kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë në një bisedë me Annemarie Türk që mbahet në organizim të KulturKontakt Austria në kuadër të “Natës së gjatë të gjuhëve” që mbahet më 26 shtator në Vjenë, project space karlsplatz duke filluar në orën 19.00.
Libri i autorit shqiptar Ferra “Rauchschatten” (Hije tymi) është një rrëfim prekës mbi një familje shqiptare në vitet tetëdhjetë, një jetë nën mbikëqyrjen e vrazhdë të Enver Hoxhës, përmendoret e të cilit bëjnë rojë në të gjithë sheshet e Shqipërisë (…).
Ilir Ferra përshkruan këtë botë të rrezikshme ngjyrë gri me një gjuhë të mëvetësishme dhe të figurshme si dhe me një ndjenjë për detajin, shkruan “Wiener Zeitung”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











